Kroaci: Makina e shqiptarit hyn në korsinë e gabuar, në koma gruaja dhe fëmija

Aksident i rëndë në Kroaci The post Kroaci: Makina e shqiptarit hyn në korsinë e gabuar, në koma gruaja dhe fëmija appeared first on Albinfo.

Kroaci: Makina e shqiptarit hyn në korsinë e gabuar, në koma gruaja dhe fëmija

Siç është raportuar pak orë më herët nga albinfo, një shtetas i Kosovës është aksidentuar në Kroaci me një veturë tjetër, shoferi i së cilës humbi jetën dhe gjashtë persona janë plagosur.

Media kroate “Index” raporton se aksidenti u shkaktua nga 40-vjeçari shqiptar nga Kosova i cili ishte me veturën me targa sllovene. Ai raportohet se doli në korsinë e kundërt dhe përplasi veturën tjetër me targa kroate.

Në veturën kroate ka vdekur shoferi 45 vjeç, ndërsa pasagjerët me të, një grua dhe një burrë – të dy shtetas të Polonisë – kanë lëndime serioze, por janë jashtë rrezikut për jetë.

Në spital është edhe shoferi kosovar për shkak se ka pësuar lëndime të rënda. Lëndime kanë pësuar edhe pasagjerët në veturën e tij, po ashtu shtetas të Kosovës. Një grua 42 vjeçe dhe një 11-vjeçar ndodhen në gjëndje të rëndëd në koma. Një 18-vjeçar ka dalë nga spitali me lëndime të lehta.

The post Kroaci: Makina e shqiptarit hyn në korsinë e gabuar, në koma gruaja dhe fëmija appeared first on Albinfo.