Kryediplomati britanik bën thirrje për armëpushim në Gazë

Sekretari i ri i Jashtëm i Britanisë, David Lammy, bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë. Lammy vizitoi të dielën Izraelin dhe territoret palestineze. Ai tha se lufta e vazhdueshme në Gazë është “e patolerueshme” dhe, në takimet me lidershipin izraelit dhe palestinez, tha se Britania dëshiron t’i ndihmojë përpjekjet diplomatike “për të siguruar [...]Read More...

Kryediplomati britanik bën thirrje për armëpushim në Gazë

Sekretari i ri i Jashtëm i Britanisë, David Lammy, bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë.

Lammy vizitoi të dielën Izraelin dhe territoret palestineze.

Ai tha se lufta e vazhdueshme në Gazë është “e patolerueshme” dhe, në takimet me lidershipin izraelit dhe palestinez, tha se Britania dëshiron t’i ndihmojë përpjekjet diplomatike “për të siguruar një marrëveshje armëpushimi”.

Lammy u takua në Jerusalem me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor me presidentin palestinez, Mahmud Abbas.