Kryediplomati i Turqisë vizitë në BIK, Tërnava i shpreh “falënderim të jashtëzakonshëm” për Xhaminë Qendrore

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në takim Kryediplomatin e Turqisë, Hakan Fidan, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Sipas njoftimit që ka lëshuar BIK, Tërnava i ka shprehur “falenderim të jashtëzakonshëm” Fidan për ndihmën që ka dhënë Turqia për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. […]

Kryediplomati i Turqisë vizitë në BIK, Tërnava i shpreh “falënderim të jashtëzakonshëm” për Xhaminë Qendrore
kryediplomati-i-turqise-vizite-ne-bik,-ternava-i-shpreh-“falenderim-te-jashtezakonshem”-per-xhamine-qendrore

kryediplomati-i-turqise-vizite-ne-bik,-ternava-i-shpreh-“falenderim-te-jashtezakonshem”-per-xhamine-qendrore

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në takim Kryediplomatin e Turqisë, Hakan Fidan, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit që ka lëshuar BIK, Tërnava i ka shprehur “falenderim të jashtëzakonshëm” Fidan për ndihmën që ka dhënë Turqia për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

“Nga ana e tij, ministri Fidan, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen e ngrohtë dhe përgëzoi atë për arritjet në ngritjen e infrastrukturës së Bashkësisë Islame, ruajtjen e trashëgimisë kulturore islame dhe kontributin në ndërtimin e kohezionit social, duke u shprehur se jemi të përkushtuar të vazhdojmë të përkrahim Kosovën”, thuhet në njoftim.