Kryeministrat e Finlandës dhe Estonisë zhvillojnë një takim në…sauna: Kjo tregon sa afër jemi, kulturalisht dhe politikisht

Kryeministrat e Finlandës dhe Estonisë, Petteri Orpo dhe Kristen Michal, zbuluan në një konferencë për shtyp në Helsinki se bisedimet e tyre i nisën në një mënyrë të veçantë, duke u relaksuar në… një sauna. Kryeministri finlandez vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat janë të lidhura nga ana kulturore dhe gjuhësore. “Ne filluam dje, [...]Read More...

Kryeministrat e Finlandës dhe Estonisë zhvillojnë një takim në…sauna: Kjo tregon sa afër jemi, kulturalisht dhe politikisht

Kryeministrat e Finlandës dhe Estonisë, Petteri Orpo dhe Kristen Michal, zbuluan në një konferencë për shtyp në Helsinki se bisedimet e tyre i nisën në një mënyrë të veçantë, duke u relaksuar në… një sauna.

Kryeministri finlandez vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat janë të lidhura nga ana kulturore dhe gjuhësore.

“Ne filluam dje, në një mënyrë shumë finlandeze dhe estoneze… me një sauna”, tha Orpo. “Marrëdhëniet tona dypalëshe janë të shkëlqyera dhe Estonia është një nga aleatët tanë më të ngushtë,” shtoi ai.

Nga ana e tij, kryeministri estonez falënderoi homologun e tij finlandez për “mirëpritjen shumë të ngrohtë” gjatë vizitës së tij të parë jashtë vendit që nga marrja e detyrës gati tre javë më parë.

“Kur dy kryeministra diskutojnë politikën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në një sauna, kjo tregon se sa afër jemi – si kulturalisht ashtu edhe politikisht,” tha Kristen Michal./abcnews.al