Kurti: Kërkesat e Vuçiqit, pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se masat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq për Kosovën janë pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja. “Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë, e që janë kushte paqësore dhe racionale, do të thotë janë dorëzimi në autoritetet kosovare i Millan […] The post Kurti: Kërkesat e Vuçiqit, pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja appeared first on Albinfo.

Kurti: Kërkesat e Vuçiqit, pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se masat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq për Kosovën janë pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja.

“Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë, e që janë kushte paqësore dhe racionale, do të thotë janë dorëzimi në autoritetet kosovare i Millan Radojiçiqit, është nënshkrimi i Marrëveshjes dhe është gjithashtu tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, e cila tha që nuk e pranon as pavarësinë e Kosovës, as ulësen në OKB për Kosovën dhe as nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës. Ato tri kushte janë paqësore dhe racionale. Ndërkaq ato kërkesat e tij, masat e tij bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin jo-racionalitet e nuk janë aspak paqësore, por përkundrazi pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që pa dyshim nuk kanë vend as në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.

The post Kurti: Kërkesat e Vuçiqit, pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja appeared first on Albinfo.