Kurti pas humbjes së kombëtares: Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar humbjen e Kombëtares së Kosovës karshi Rumanisë, mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kurti përmes një postimi në Facebook, tha se Kosova pati mbrëmje të vështirë dhe një fillim që nuk ishte i dëshiruar, raporton Klankosova.tv. Megjithëse, i pari i qeverisë u shpreh se ishin “dardanët” ata që ngritën shpesh në […]

Kurti pas humbjes së kombëtares: Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi
kurti-pas-humbjes-se-kombetares:-nuk-ishte-fillimi-qe-e-deshiruam,-por-megjithate-eshte-vetem-fillimi

kurti-pas-humbjes-se-kombetares:-nuk-ishte-fillimi-qe-e-deshiruam,-por-megjithate-eshte-vetem-fillimi

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar humbjen e Kombëtares së Kosovës karshi Rumanisë, mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kurti përmes një postimi në Facebook, tha se Kosova pati mbrëmje të vështirë dhe një fillim që nuk ishte i dëshiruar, raporton Klankosova.tv.

Megjithëse, i pari i qeverisë u shpreh se ishin “dardanët” ata që ngritën shpesh në këmbë popullin e Kosovës, me golat e tyre.

“Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë”, tha tutje Kurti.

“Ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë. Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi. Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë. Forca Kosovë!”, shkroi shefi i ekzekutivit.