Kurti për shpërthimin pranë Ujmanit: Serbisë s’i leverdis normaliteti në veri

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje për shërthimin që ndodhi sot afër Liqenit të Ujmanit, ku ka thënë se njësitë policore relevante janë në vend të ngjarjes dhe po hetojnë rastin. Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se institucionet e sigurisë, do të zbulojnë aktorin apo aktorët e këtij sulmi kriminal dhe do […]

Kurti për shpërthimin pranë Ujmanit: Serbisë s’i leverdis normaliteti në veri
kurti-per-shperthimin-prane-ujmanit:-serbise-s’i-leverdis-normaliteti-ne-veri

kurti-per-shperthimin-prane-ujmanit:-serbise-s’i-leverdis-normaliteti-ne-veri

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje për shërthimin që ndodhi sot afër Liqenit të Ujmanit, ku ka thënë se njësitë policore relevante janë në vend të ngjarjes dhe po hetojnë rastin.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se institucionet e sigurisë, do të zbulojnë aktorin apo aktorët e këtij sulmi kriminal dhe do t’i sjellin para drejtësisë, shkruan Front Online.

“Kjo pjesë, ashtu si të gjitha tjerat të vendit tonë, me potencialin dhe bukuritë e saj do të përdoret nga të gjithë qytetarët pa dallim”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotê:

Sipas informatave të Policisë së Kosovës, sot rreth orës 14:30 në vendin e quajtur “Te tuneli i pestë”, në rrugën magjistrale te liqeni i Ujmanit, nga një apo më shumë persona të panjohur është hedhur një granatë dore me ç’rast dy vetura të parkuara, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa amerikane, janë dëmtuar.

Njësitë policore relevante janë në vend të ngjarjes dhe po hetojnë rastin.
Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu levërdis normaliteti i krijuar në atë pjesë të vendit tonë. Duke e humbur ndikimin në këtë zonë, nervoza u bëhet agresivitet. Edhe grupe të ndryshme kriminale, pak a shumë të lidhur me të, kanë humbur mundësinë për përfitime enorme çfarë i patën për më shumë se dy dekada që nga çlirimi i Kosovës. Kjë është e dhimbshme për ta dhe vështirë e pranueshme.

Por, rrugë tjetër nuk ka. Sundimi i ligjit dhe rendi publik, siguria dhe paqja, janë vlera themeltare dhe interes i përbashkët i shoqërisë dhe qytetarëve bashkë me shtetin e Kosovës. Patjetër që institucionet e sigurisë, marrë për bazë profesionalizmin bashkëkohor dhe vullnetin e palëkundur, do të zbulojnë aktorin apo aktorët e këtij sulmi kriminal dhe do t’i sjellin para drejtësisë. Kjo pjesë, ashtu si të gjitha tjerat të vendit tonë, me potencialin dhe bukuritë e saj do të përdoret nga të gjithë qytetarët pa dallim.