Kurti përmes MPJ-së tenton t’i fus duart në organizimin e zgjedhjeve, ankohet në PZAP kundër vendimit ligjor të KQZ-së

Nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e zgjedhjeve në Kosovë që Qeveria e Kosovës të pyetet për organizimin e zgjedhjeve. Gjithçka ka qenë në duart e një institucioni të pavarur kushtetues, siç është KQZ-ja, ku përfaqësohen të gjitha grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Blic. Për herë të parë, Qeveria e […]

Kurti përmes MPJ-së tenton t’i fus duart në organizimin e zgjedhjeve, ankohet në PZAP kundër vendimit ligjor të KQZ-së
kurti-permes-mpj-se-tenton-t’i-fus-duart-ne-organizimin-e-zgjedhjeve,-ankohet-ne-pzap-kunder-vendimit-ligjor-te-kqz-se

kurti-permes-mpj-se-tenton-t’i-fus-duart-ne-organizimin-e-zgjedhjeve,-ankohet-ne-pzap-kunder-vendimit-ligjor-te-kqz-se

Nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e zgjedhjeve në Kosovë që Qeveria e Kosovës të pyetet për organizimin e zgjedhjeve. Gjithçka ka qenë në duart e një institucioni të pavarur kushtetues, siç është KQZ-ja, ku përfaqësohen të gjitha grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Për herë të parë, Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri, Albin Kurti, po synon që procesin zgjedhor të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës t’ia përshtat nevojave të veta.

Ministria e Punëve të Jashtme e drejtuar nga Donika Gërvalla – Shwarz, përmes Sekretarit të saj, Ilir Muçaj, është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kundër vendimit ligjor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që duke u mbështetur në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme ka caktuar numrin maksimal të votuesve që mund të votojnë në secilën përfaqësi diplomatike.

KQZ, në mbledhjen e mbajtur më 29 gusht, e ka caktuar numrin maksimal të votuesve në çdo përfaqësi diplomatike duke u mbështetur në kapacitetin e secilës përfaqësi diplomatike. Të dhënat për kapacitetet fizike të ambasadave dhe konsullatave janë dërguar nga MPJ. Sipas KQZ-së, numri maksimal i bashkëatdhetarëve që mund të regjistrohen për të votuar në përfaqësitë diplomatike të 22 shteteve është 47,000, por ky numër nuk është kufizuar për bashkëatdhetarët që duan të votojnë përmes postës.

KQZ e ka mbështetur vendimin në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme i cili është votuar në Kuvendin e Kosoëvs edhe nga deputetetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe është përshëndetur publikisht nga kryeministri Kurti. Në nenin 96, paragrafin 8, vendimi për numrin e vendvotimeve dhe për numrin e votuesve për secilën përfaqësi diplomatike e merr KQZ-ja, derisa me MPJ-në bënë vetëm vlerësimin e përbashkët të hapësirave fizike.

Gazeta Blic ka parë përmbajtjen e ankesës së Ministrisë së Jashtme në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ankesa në fjalë nuk fsheh në asnjë rast tendencën e Qeverisë së Kosovës që të ndërhyjë në procesin zgjedhor duke e detyruar KQZ-në që të vendos sipas rekoamandimeve të MPJ-së.

Gjuha e përdorur në këtë shkresë është e drejtuar kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pasi që ky institucion nuk ka marrë për bazë propozimet e MPJ-së e cila kërkonte që në hapësirën e një konsullate që nuk kalonte 350 metra katrorë të regjistrohen për të votuar 30,000 votues.

“Në lidhje me procesin e përgatitjeve për Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të caktuara për datën 9 shkurt 2025, si dhe vendimin me numër 01/1305-2024 të miratuar nga KQZ për listën e Qendrave të Votimit Jashtë Kosovës, Numri e Vendvotimeve dhe Numrin Maksimal të Vendvotimeve, e ndjejmë të nevojshme të shprehim shqetësimin tonë të thellë përmes kësaj Ankese lidhur me shmangien e propozimeve dhe rekomandimeve të MPJD-së duke i qëndruar pjesërisht korrespondencën dhe koordinimin ndërinstitucional. Në këtë drejtim, ne vërejmë se KQZ ka anashkaluar interpretimin e saktë dhe të drejtë të dispozitave ligjore dhe konventave ndërkombëtare që rregullojnë organizimin e zgjedhjeve në mjedise jashtë përfaqësive diplomatike duke anashkaluar kështu edhe realitetin mbi mundësitë e shtetit për organizimin e zgjedhjeve në hapësira të marra me qira app në shfrytëzim nga përfaqësitë diplomatike apo konsullore të Republikës së Kosovës. Pavarësisht se MPJD ka përcjellë në kohë informacionet dhe raportet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve jashtë vendit, kemi vërejtur me shqetësim se KQZ ka tejkaluar dispozitat rregulluese, duke mos marrë seriozisht në konsideratë propozimet e ofruara nga ana jonë”, thuhet në shkresën e MPJ-së.

“Veprimi i KQZ-së në lidhje me propozimet e MPJD-së, i cili është realizuar në një mënyrë të njëanshme dhe pa koordinim ndërinstitucional, sjell një shqetësim serioz ligjor që duhet të vihet në pah. Kjo qasje, e cila duket se anashkalon dialogun dhe bashkëpunimin me palët e tjera, është në shkelje mbi parimet dhe rregullat e përcaktuara me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Rregulloret Zgjedhore. Një mungesë e tillë bashkëpunimi dhe transparence gjithashtu rrezikon të minojë procesin e vendimmarrjes dhe besimin e publikut në institucione. MPJD ka bërë përpjekje të mëdha për të siguruar që çdo propozim dhe vendim të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin e brendshëm, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe të drejtave të qytetarëve për të votuar në kushte sikurse e garanton ligji. Pavarësisht afatit të shkurtër, sidomos pas shpalljes së dekretit presidencial, MPJD dhe përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore kanë intensifikuar punën për përcaktimin e politikave organizative dhe nxjerrjen e të dhënave të nevojshme në shtetet ku janë akredituar. Të dhënat e përcjella nga ana jonë del se nuk janë trajtuar fare në KQZ. Vendimi i KQZ-së për të mos përfillur rekomandimet tona, jo vetëm që na lë të shtangur për kapërcimin e propozimeve të MPJD-së, por gjithashtu na shqetëson për të drejtat e qytetarëve për të votuar dhe për të pasur qasje të barabartë në procesin zgjedhor”, thuhet më tej në ankesën e MPJ-së.

Në fund të ankesës, MPJ ka kërkuar që “organi i PZAP-së dhe/ose organet ligjore të KQZ-së të ndërmarrin hapat e duhur për të sqaruar statusin e hapësirave të marra në shfrytëzim nga përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, në përputhje me normat dhe praktikat ndërkombëtare, duke pasur parasysh hierarkinë e normave. Në këtë aspekt, MPJD është e gatshëm të ofroj përkushtimin e saj të plotë në këtë çështje”.

Për të njejtën çështje është ankuar edhe partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje./gazeta Blic/