Kurti pranoi çmim mirënjohës nga gazetarët ukrainas që jetojnë në Kosovë

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i është dorëzuar një çmim mirënjohje nga gazetarët ukrainas që janë strehuar dhe veprojnë në Kosovë   Mirënjohja iu dorëzua nga presidenti i Unionit të Gazetarëve të Ukrainës, Sergiy Tomilenko, për “Kontributin e rëndësishëm në mbrojtjen e gazetarëve ukrainas gjatë luftës, mbështetjen për programin ndërkombëtar JiR në Kosovë dhe forcimin […] The post Kurti pranoi çmim mirënjohës nga gazetarët ukrainas që jetojnë në Kosovë appeared first on Albinfo.

Kurti pranoi çmim mirënjohës nga gazetarët ukrainas që jetojnë në Kosovë

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i është dorëzuar një çmim mirënjohje nga gazetarët ukrainas që janë strehuar dhe veprojnë në Kosovë

 

Mirënjohja iu dorëzua nga presidenti i Unionit të Gazetarëve të Ukrainës, Sergiy Tomilenko, për “Kontributin e rëndësishëm në mbrojtjen e gazetarëve ukrainas gjatë luftës, mbështetjen për programin ndërkombëtar JiR në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit mes mediave në Ukrainë dhe Kosovë”.

“Kurti i falënderoi për këtë vlerësim, duke shtuar se për ne ka qenë obligim përkrahja e luftës së drejtë çlirimtare e për liri dhe demokraci e Ukrainës”, tha Kurti.

Më tej ai shtoi se në mbledhjen e 216-të të Qeverisë, dy javë më parë, në përputhje me kërkesën e Qendrës Evropiane për Lirinë e Mediave (ECPMF), kemi aprovuar kërkesën që edhe tre gazetarë të tjerë të vijnë në vendin tonë përmes programit JiR, e të cilët mezi presim të mbërrijnë në Kosovë”.

Kurti shprehu mirënjohjen për përpjekjet, punën dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm.

Pjesëmarrëse në këtë takim ishte edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

The post Kurti pranoi çmim mirënjohës nga gazetarët ukrainas që jetojnë në Kosovë appeared first on Albinfo.