Kurti priti në takim Baffan, diskutuan për bashkëpunimin mes Kosovës dhe komunave arbëreshe në Itali

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim kryetarin e Komunës Strigari, Damiano Baffa, komunë kjo arbëreshe në rajonin e Kalabrisë dhe në afërsi të qytetit të Kozencës, në jugun e Italisë. Fillimisht, kryeministri i uroi mirëseardhjen në Kosovë kryetarit Baffa, duke shprehur kënaqësinë dhe nderin që ta presim në këtë vizitë e ta kemi […]

Kurti priti në takim Baffan, diskutuan për bashkëpunimin mes Kosovës dhe komunave arbëreshe në Itali
kurti-priti-ne-takim-baffan,-diskutuan-per-bashkepunimin-mes-kosoves-dhe-komunave-arbereshe-ne-itali

kurti-priti-ne-takim-baffan,-diskutuan-per-bashkepunimin-mes-kosoves-dhe-komunave-arbereshe-ne-itali

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim kryetarin e Komunës Strigari, Damiano Baffa, komunë kjo arbëreshe në rajonin e Kalabrisë dhe në afërsi të qytetit të Kozencës, në jugun e Italisë.

Fillimisht, kryeministri i uroi mirëseardhjen në Kosovë kryetarit Baffa, duke shprehur kënaqësinë dhe nderin që ta presim në këtë vizitë e ta kemi në mesin tone, përcjell Klankosova.tv.

Nga ana e tij, kryetari Baffa tha se ndihet i nderuar dhe i lumtur që ndodhet në Kosovë, e ku vlerësoi pritjen kushtuar tij, të cilën e cilësoi të jashtëzakonshme. Ai shtoi se komuniteti i arbëreshëve në Itali, në zonën e Kalabrisë, që 600 vjet ruajnë traditën, kulturën e gjuhën arbëreshe.

Së bashku, kryeministri Kurti dhe kryetari Baffa, diskutuan mbi mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Komunës së Strigarit dhe komunave arbëreshe me komunat e Kosovës, e ato në projekte të cilat prekin veçanërisht fushën e kulturës.

Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim edhe në organizimin e aktiviteteve të cilat qëllim kanë promovimin e kulturës arbëreshe në Kosovë dhe anasjelltas, por edhe seminare të përbashkëta për të thelluar dijen mbi njohjen e rolit të rëndësishëm të arbëreshëve.

Teksa kryetari Baffa i dhuroi kryeministrit Kurti ndër të tjera edhe librin me poezi të autorit arbëresh, Giuseppe Serembe, ai e ftoi kryeministrin edhe në një vizitë në Strigari dhe komunat arbëreshe, në të ardhmen e afërt.

I pari i qeverisë e falënderoi përzemërsisht për ftesën, bisedën e takimin e zhvilluar, duke shprehur dëshirën për bashkëpunim të ngushtë e produktiv mes vendeve.