Ky është projekti fitues për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Projekti fitues për Kompleksin Memorial "Adem Jashari" u prezantua mbrëmë, duke kurorëzuar përkushtimin e plotë ndaj kujtimit dhe sakrificës së familjes Jashari. The post Ky është projekti fitues për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” appeared first on Albinfo.

Ky është projekti fitues për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Gjatë ceremonisë, kryeministri Albin Kurti mori fjalën duke theksuar mbështetjen e pakursyer ndaj këtij projekti dhe ndaj kujtesës historike të kombit tonë. Si përfaqësues i familjes, z. Bekim Jashari, gjithashtu mori fjalën, duke shprehur rëndësinë e kompleksit si dëshmi e përpjekjeve të vazhdueshme për të nderuar veprën dhe sakrificën e familjes së tyre.

Në bashkëpunim me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, procesi i deritanishëm ka siguruar kujdes dhe vëmendje të veçantë për trajtimin dhe ruajtjen si të zonës si aset i trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës, ashtu edhe të historisë së rezistencës së familjes Jashari me ndjeshmëri dhe profesionalizëm. Pas një periudhe intensive të punës së pandalur, u përzgjodh fituesi i konkursit ndërkombëtar për masterplanin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, i cili trajton një sipërfaqe prej rreth 450 hektarësh në fshatin Prekaz të Skenderajt, si dhe zonat e veçanta të kullave dhe shtëpive të familjes, fabrikën e municionit e kullën e vrojtimit, mes tjerash.

Duke i kushtuar rëndësi të veçantë përjetimit të kompleksit memorial si të plotë, projekti që u prezantua nga fituesi i konkursit, trajton tërësinë si përvojë e kuruar e kalimit nëpër tregimin e familjes Jashari dhe luftës së Kosovës për liri. Gjatë këtij rrugëtimi, sipas projektit, kalohet nëpër pika kyçe si zona memoriale me emrat e heronjve të luftës, te shtëpitë e rezistencës të ndriçuara, kompleksi i fabrikës së municionit si muze i rezistencës, e pika të vrojtimit, ku vizitorët përjetojnë peisazhin dhe kujtesën si komponente të pandara nga njëra-tjetra.

Ky projekt është hap i madh drejt ruajtjes dhe nderimit të heroizmit të familjes Jashari, simbol i lirisë dhe qëndresës sonë. Me përkushtim dhe profesionalizëm, masterplani për kompleksin do të zhvillohet më tej nga një ekip ekspertësh ndërkombëtarë me përvojë.

 

 

The post Ky është projekti fitues për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” appeared first on Albinfo.