Lahaj: Presioni për Qeverinë e Komunën e Prishtinës nuk do të ndalet, kemi nevojë për sallë koncertale

Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, ka thënë se nuk do të rresht së bëri presion ndaj Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës për ndërtimin e sallës koncertale. Në një konferencë për media, ku u shpalosen detaje për gala mbrëmjen “Rame Lahaj & Friends”, që mbahet më 2 gusht në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Lahaj është…

Lahaj: Presioni për Qeverinë e Komunën e Prishtinës nuk do të ndalet, kemi nevojë për sallë koncertale

Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, ka thënë se nuk do të rresht së bëri presion ndaj Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës për ndërtimin e sallës koncertale.

Në një konferencë për media, ku u shpalosen detaje për gala mbrëmjen “Rame Lahaj & Friends”, që mbahet më 2 gusht në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Lahaj është shprehur se presioni nga ta për Qeverinë dhe Komunën e Prishtinës nuk do të ndalet që të bëhet një sallë për koncerte, ku do të mblidhen opera, baleti, ansambli popullorë dhe filarmonia.

Sipas tij, mënyra e duhur për këtë presion është duke sjellë artistët në shesh dhe duke nxjerrë të vërtetën në shesh se ka nevojë për një sallë koncertale.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se jeta kulturore në Kosovë është më aktivja dhe më e pasura në rajonin tonë.

Ajo shtoi se ka shumë hapësirë për rritje të investimit jo vetëm material, me qëllim që arti, kultura dhe artistët të përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Është kthyer në një pjesë të pazëvendësueshme të jetës kulturore në Kosovë, por vetëm gjatë verës së saj. Por, në anën tjetër jo vetëm festivali por edhe shembulli personal i tenorit Rame Lahaj tregon që ngado që shëtisin djemtë dhe vajzat e Kosovës, përsëri kthehen në Kosovë dhe asnjëherë nuk harrojnë vendin e tyre dhe pritjet, shpresat që lidhen me suksesin e tyre por edhe krenarinë e jashtëzakonshme që qytetarët e Kosovës, institucionet kanë për sukseset e tyre. Jeta kulturore në Kosovë mund të jetë më aktivja dhe më e pasuruara në rajonin tonë. Ka shumë hapësirë për rritje të investimit jo vetëm material, me qëllim që arti, kultura, artistët ta përfaqësojnë Kosovën më së miri”, deklaroi Gërvalla.

Ndërsa, nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu theksoi se ky festival po ndërkombëtarizon kulturën dhe po promovon vlerat tona të muzikës klasike.

Nesër, në ora 20:30 do të mbahet Gala Mbrëmja ‘Rame Lahaj & Friends’ në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, ku si dirigjent do të jetë Sascha Goetzel, tenor Murat Karahan, Charles Castronovo dhe si përmbyllës kryesori i kësaj nate, tenori Rame Lahaj.