Home / LAJME / Deklarata e diplomatit amerikan për Ushtrinë frikëson Serbinë
Deklarata e diplomatit amerikan për Ushtrinë frikëson Serbinë

Deklarata e diplomatit amerikan për Ushtrinë frikëson Serbinë

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, gjatë vizitës në Kosovë theksoi se SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin fuqishëm transformimin e FSK-së në forca të armatosura duke theksuar se edhe serbët janë të njoftuar me pozicionin amerikan sa i përket kësaj çështjeje.

Mitchell ka thënë se askush nuk mund t’i vë veto transformimit të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës. Ndaj kësaj deklarata ka reaguar, ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, transmeton lajmi.net.

Ai thotë se vetëm një forcë e armatosur mund të ekzistojë në Kosovë dhe kjo është KFOR, i cili është i pranueshëm për Serbinë.

Ndërsa, duke komentuar deklaratën e zyrtarit amerikan Wes Michel, i cili tha se SHBA mbështesin formimin e Ushtrisë së Kosovës, Vulin tha se Rezoluta 1244 është më se e qartë në këtë drejtim.

Sipas ministrit serb, ushtria e Kosovës kërcënon paqen dhe stabilitetin në Ballkan.Deklarata e diplomatit amerikan për Ushtrinë frikëson Serbinë

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 13, 2018 8:22 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=156415
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Deklarata e diplomatit amerikan për Ushtrinë frikëson Serbinë Deklarata e diplomatit amerikan për Ushtrinë frikëson SerbinëRating: 4.8

Privacy Preference Center

Necessary

Advertising

Analytics

Other