Home / KOSOVA / Hoxhaj thotë se mbështetja e Austrisë për liberalizimin e vizave është shumë e rëndësishme
Hoxhaj thotë se mbështetja e Austrisë për liberalizimin e vizave është shumë e rëndësishme

Hoxhaj thotë se mbështetja e Austrisë për liberalizimin e vizave është shumë e rëndësishme

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për APA, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Austrisë gjatë mbajtjes së presidencës së BE-së, për procesin integrues të Kosovës, e veçanërisht për liberalizimin e vizave.

“Shpresoj se liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë një nga prioritetet e presidencës Austriake të BE-së, duke nxitur njëkohësisht mbështetjen e shteteve të tjera”, ka thënë Hoxhaj për APA.

 Hoxhaj thotë se mbështetja e Austrisë për liberalizimin e vizave është shumë e rëndësishme

Hoxhaj, i cili takoi kryetarin e parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka dhe ministrin austriak për Evropë, Gernot Bümel, tha se sa herë që Austria ka mbajtur presidencën e BE-së ka pasur zhvillime interesante në rajon, duke pasur parasysh vëmendjen e saj të theksuar në Ballkanin Perëndimor.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë të lëvizin të lirë në zonën Schengen barabartë me qytetarët e shteteve të tjera, e meritojnë një vendim të qartë nga Komisioni Evropian dhe nga shtetet anëtare për lëvizje të lirë”, ka thënë Hoxhaj për APA.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Hoxhaj thotë se mbështetja e Austrisë për liberalizimin e vizave është shumë e rëndësishme Hoxhaj thotë se mbështetja e Austrisë për liberalizimin e vizave është shumë e rëndësishmeRating: 4.8