Home / KOSOVA / KQZ paralajmëron certifikim të shpejtë të pjesëmarrësve në zgjedhje

KQZ paralajmëron certifikim të shpejtë të pjesëmarrësve në zgjedhje

KQZ paralajmëron certifikim të shpejtë të pjesëmarrësve në zgjedhjeKa mbetur më pak se dy muaj,kur qytetarët e vendit do t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal. Ata do të votojnë për kryetar të komunës si dhe për asamblenë komunale.

Partitë politike, iniciativat qytetare por edhe kandidatë të shumë të pavarur kanë paraqitur kërkesën për pjesëmarrje në zgjedhje për çka Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke i shqyrtuar ato.

“Ne jemi në fazën e shqyrtimit të aplikimeve dhe besojmë se shumë shpejt do të fillojmë me certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit”, ka thënë për Indeksonline, Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Ndryshe fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në vend pritet të zgjatë një muaj.

Nga KQZ më parë janë deklaruar të gatshëm për realizimin e këtyre zgjedhjeve dhe zhvillimin e nevojshëm të të gjitha procedurave për mbajtje dhe procedim të gjitha rezultateve.

Zgjedhjet lokale vijnë pak muaj pas atyre nacionale, nga të cilat nuk ka rezultuar ende formimi i institucioneve udhëheqëse.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . KQZ paralajmëron certifikim të shpejtë të pjesëmarrësve në zgjedhje KQZ paralajmëron certifikim të shpejtë të pjesëmarrësve në zgjedhjeRating: 4.8