Lavrov: SHBA e përfshirë drejtpërdrejt në konfliktet e Lindjes së Mesme dhe Ukrainës

“Mbulimi diplomatik i veprimeve të Izraelit e ka bërë Uashingtonin të përfshihet drejtpërdrejt në konfliktin e Lindjes së Mesme, si dhe në Ukrainë”. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov në një takim për Lindjen e Mesme, duke përfshirë çështjen palestineze, shkruan Tass. “Duke ofruar një mbulim diplomatik për veprimet e Izraelit dhe [...]Read More...

Lavrov: SHBA e përfshirë drejtpërdrejt në konfliktet e Lindjes së Mesme dhe Ukrainës

“Mbulimi diplomatik i veprimeve të Izraelit e ka bërë Uashingtonin të përfshihet drejtpërdrejt në konfliktin e Lindjes së Mesme, si dhe në Ukrainë”.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov në një takim për Lindjen e Mesme, duke përfshirë çështjen palestineze, shkruan Tass.

“Duke ofruar një mbulim diplomatik për veprimet e Izraelit dhe dërgimin e armëve dhe municioneve, Uashingtoni – të gjithë e kuptojnë këtë – është bërë drejtpërdrejt bashkëpunëtor në konflikt, ashtu siç bën në lidhje me situatën në Ukrainë. Pasi të përfundojë kjo mbështetje, gjakderdhja do të ndalet. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara ose nuk dëshirojnë ose nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë”, tha Lavrov.