Lija e majmunëve shpallet emergjencë globale për shëndetin

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli të mërkurën emergjencë globale për shëndetin publik, në nivelin e saj më të lartë të alarmit, për shkak të një varianti të ri të sëmundjes virale të lisë së majmunëve në Afrikë. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së, përmes platformës X njoftoi se Komiteti i Emergjencës mbajti […] The post Lija e majmunëve shpallet emergjencë globale për shëndetin appeared first on Albinfo.

Lija e majmunëve shpallet emergjencë globale për shëndetin

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli të mërkurën emergjencë globale për shëndetin publik, në nivelin e saj më të lartë të alarmit, për shkak të një varianti të ri të sëmundjes virale të lisë së majmunëve në Afrikë.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së, përmes platformës X njoftoi se Komiteti i Emergjencës mbajti takim dhe u mor vendim që situata me linë e majmunëve apo ‘mpox’ përbën emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.

“Sot, Komiteti i Emergjencës u mblodh dhe më këshilloi që situata përbën një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar. Unë e kam pranuar atë këshillë. OBSH është në terren, duke punuar me vendet e prekura dhe të tjerët në rrezik, përmes vendit tonë dhe zyrave rajonale, si dhe me partnerë duke përfshirë ‘AfricaCDC’, OJQ-të, shoqërinë civile dhe më shumë”, ka shkruar Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Lia e majmunëve përhapet përmes kontaktit të ngushtë.

Zakonisht përcillet me simptoma të buta, por në disa raste virusi mund të jetë fatal për njeriun.

Virusi përcillet me simptoma sikurse ato të gripit, si dhe me puçrra të mbushura me qelb nëpër trup.

The post Lija e majmunëve shpallet emergjencë globale për shëndetin appeared first on Albinfo.