Maqedonia e Veriut e dorëzoi kërkesën për anëtarësim në SEPA, qytetarët dhe kompanitë do të kenë përfitime

Në lidhje me zhvillimin e sistemit të brendshme financiare, Maqedonia e Veriut zyrtarisht ka parashtruar kërkesë për anëtarësim në Zonën e vetme të pagesave në Euro (SEPA), transmeton Portalb.mk. “Anëtarësimi i vendit në SEPA do të sjellë përfitime të shumta për qytetarët, kompanitë dhe mbarë ekonominë, duke siguruar pagesa më të shpejta, më efikase dhe […]

Maqedonia e Veriut e dorëzoi kërkesën për anëtarësim në SEPA, qytetarët dhe kompanitë do të kenë përfitime
Kartelë bankare, bankë, para

Në lidhje me zhvillimin e sistemit të brendshme financiare, Maqedonia e Veriut zyrtarisht ka parashtruar kërkesë për anëtarësim në Zonën e vetme të pagesave në Euro (SEPA), transmeton Portalb.mk.

“Anëtarësimi i vendit në SEPA do të sjellë përfitime të shumta për qytetarët, kompanitë dhe mbarë ekonominë, duke siguruar pagesa më të shpejta, më efikase dhe më të lira në euro drejt vendeve dhe nga vendet anëtare të SEPA-s, thjeshtësimin e procedurave, transparencë më të madhe dhe mbrojtje të shtuar të konsumatorëve”, sqaroi Banka Popullore.

BP-ja është institucioni i cili ka dorëzuar kërkesën formale për anëtarësim. Guvernatorja Anita Angellovska – Bezhoska ka vlerësuar që kjo do të ndikojë në digjitalizimin e shoqërisë, duke sjellë përfitim gjatë përdorimit të euros.

“Vitin e kaluar 87% e shumës së përgjithshme të daljeve, gjegjësisht 77% e shumës së përgjithshme të hyrjeve jashtë në bankat vendase janë bërë në euro”, tha Angellovska-Bezhoska.

Guvernatroja theksoi që pagesat në euro do të bëhet tashmë më lirë, më shpejt dhe më thjeshtë.

“Qasja në to nënkupton gjithashtu tarifa më të ulëta, si dhe përmirësim të menaxhimit të fluksit të parave, duke pasur parasysh se transfertat SEPA zakonisht përpunohen brenda një dite pune dhe me pagesa të menjëhershme, transferimi i fondeve do të kryhet në maksimum 10 sekonda, në çfarëdo kohe të ditës”, deklaroi guvernatorja.

Ndryshe, SEPA numëron 36 vende anëtare, ndërsa për anëtarësimin në këtë institucion vendos Këshilli Evropian i Pagesave me qendër në Bruksel.

Drejtori i Drejtorisë për Sistemin Pagesor, Igor Veliçkovski, në muajin qershor tregoi që me integrimin e Maqedonisë së Veriut në sistemin SEPA, do të mundësohen pagesa më të shpejta dhe të lira për qytetarët dhe kompanitë nga Maqedonisë së Veriut.