“Marrja ka emër: Vjosa Osmani e Albin Kurti!”- Godet Ardian Kastrati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ardian Kastrati me anë të një video ka reaguar lidhur me vrasjen në Bibaj të Ferizajit një natë më parë, ku i vdekur ka mbetur agja i burrit të presidentes. “Paska ndodh faqja e zezë, mediat po raportojnë që qenka vra agja i Prindon Sadriut, burrit të Vjosa Osmanit, […]

“Marrja ka emër: Vjosa Osmani e Albin Kurti!”- Godet Ardian Kastrati
“marrja-ka-emer:-vjosa-osmani-e-albin-kurti!”-godet-ardian-kastrati

“marrja-ka-emer:-vjosa-osmani-e-albin-kurti!”-godet-ardian-kastrati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ardian Kastrati me anë të një video ka reaguar lidhur me vrasjen në Bibaj të Ferizajit një natë më parë, ku i vdekur ka mbetur agja i burrit të presidentes.

“Paska ndodh faqja e zezë, mediat po raportojnë që qenka vra agja i Prindon Sadriut, burrit të Vjosa Osmanit, simbas të njëjtave raportime për shkak që ai paska dhunuar dy vajza 10 vjeçare, për pedofili. Të njëjtat raporte të këtyre mediumeve po thonë se Vjosa Osmani paska shfrytëzu pozicionin e vet së bashku me burrin e saj për me ndiku organet e drejtësisë që mos me u trajtu ky rast”.

Ai ka thënë se ka një pyetje për përkrahsit e Vjosa Osmanit.

“A ndiheni të turpëruar që keni votu Vjosa Osmanin?”.

Kastratit beson se nuk ka medium normal që shpif e shpik ngjarje pa pas fakte e argumente.

Ai ka thënë se asksuh nuk po fol për rrezikun e fëmijëve nga pedofilia.

“Standarte të dyfishta, pra duhet diqysh me mbrojt Vjosa Osmanin me çdo kusht’”.

Ai ka thënë se në rastin konkret ku kemi të bëjmë me dhunimin e dy vajzave dhe “kemi të bëjmë me pedofilizëm, reagime ska ose janë të zbehta”.

Tutje Kastrati i ka thënë votuesve të Osmanit se duhet të shikohet pasuria e saj “gati milionshe”.

“Gati milionshe e ka pasurinë, kah i boni kjo, pse ju nuk bëni pyetje sikur për të tjerët që bëjshi pyetjen për miliona, kah i boni kjo me dy rroga milionat, kah i boni gjith ato shpija?”, ka pyetur Kastrati.

Deputeti Kastrati ka bërë ftesë që politika ditore nuk duhet të ndikohet e as të bëhen institucionet e ndikueshme e as të linqohen publikisht qytetarët e kur është në pyetje “një presidente, me krus kryet nër tavolinë”.

“Duhet me thanë të vërteten cullak, në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Unë do ta them gjithmonë. Gjithmonë kam besu që Vjosa Osmani dhe Albin Kurti… janë dy politikanët që më së shumti e kanë dëmtu shoqërinë kosovare. Dita ditës, me afera, që nga korrupcioni, që nga kjo që po raportohet për monstrumin pedofil nga mediat po vërtetohet gjithnëj e më shumë, sidomos me reagencat tepër të zbehta”, ka thënë ndër të tjera Kastrati përmes një videoparaqitje.