Martesa mes gjinisë së njëjtë, pika që deputetët ende s’kanë “guximin” ta votojnë

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, teksa flet si motra e një burri homoseksual, thotë se “në asnjë mënyrë, me asgjë nuk do ta rrezikoja dashurinë dhe mbështetjen për vëllain në shkëmbim të të qenët si shumica”. Në podkastin e Radios Evropa e Lirë, ajo shprehet krenare me të arriturat e vëllait […]

Martesa mes gjinisë së njëjtë, pika që deputetët ende s’kanë “guximin” ta votojnë
martesa-mes-gjinise-se-njejte,-pika-qe-deputetet-ende-s’kane-“guximin”-ta-votojne

martesa-mes-gjinise-se-njejte,-pika-qe-deputetet-ende-s’kane-“guximin”-ta-votojne

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, teksa flet si motra e një burri homoseksual, thotë se “në asnjë mënyrë, me asgjë nuk do ta rrezikoja dashurinë dhe mbështetjen për vëllain në shkëmbim të të qenët si shumica”.

Në podkastin e Radios Evropa e Lirë, ajo shprehet krenare me të arriturat e vëllait në jetën profesionale, por edhe me familjen e tij që ka me bashkëshortin dhe vajzën e tyre.

Duke folur rreth votimit të Projektkodit Civil, një nen i të cilit do të mundësonte martesat mes personave të gjinisë së njëjtë, ajo thotë se me votat aktuale që ka pozita, pamundësohet kalimi i tij, por shprehet e bindur se deputetët do të gjejnë “forcën dhe guximin njerëzor dhe politik” për t’i kthyer në ligj të drejtat që, sipas saj, askush nuk mund t’i cenojë.