Mbi 140 pako me drogë të ndryshme dhe 9 mijë euro janë gjetur gjatë kontrollit në shtëpinë e një gruaje 54-vjeçare nga Shkupi

54-vjeçarja nga Shkupi, R.Xh, ka marrë paraburgim prej 30 ditësh pas kontrollit në shtëpinë e saj u gjetën mbi 140 pako me drogë të ndryshme. Këtë e ka bërë të ditur sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe ka theksuar se bastisja është bërë në bazë të informatave paraprake operative dhe një urdhëresë […]

Mbi 140 pako me drogë të ndryshme dhe 9 mijë euro janë gjetur gjatë kontrollit në shtëpinë e një gruaje 54-vjeçare nga Shkupi
Drogë. Foto: MPB

54-vjeçarja nga Shkupi, R.Xh, ka marrë paraburgim prej 30 ditësh pas kontrollit në shtëpinë e saj u gjetën mbi 140 pako me drogë të ndryshme. Këtë e ka bërë të ditur sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe ka theksuar se bastisja është bërë në bazë të informatave paraprake operative dhe një urdhëresë të siguruar të gjykatës dhe është kryer nga zyrtarë policorë të Njësisë për tregti të paligjshme në SPB Shkup, transmeton Portalb.mk.

Sipas tij, sekuestrimi i përditshëm i drogës dhe vënia pas hekurave të tregtarëve po realizojnë premtimin.

“Gjatë kontrollit janë gjetur 73 pako me marijuanë, 56 pako me lëndë pluhur kafe, 13 pako me lëndë pluhur të bardhë, 14 tableta, një qese e madhe me lëndë pluhuri kafe dhe para në prerje të ndryshme në vlerë të përgjithshme prej 9.060 euro dhe 14.100 denarë”, njoftoi ministri.

Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), R.Xh. është privuar nga liria së bashku me M.A. (37) nga Shkupi.

Ndaj saj është bërë kallëzim penal pas procedurës së shpejtë dhe gjyqtari në procedurë të mëparshme ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë në burgun e Shutkës.