Mbi 50 raste të reja në ditë me COVID-19 në Kosovë

IKSHPK: Virusi pikun po e mbërrin dy herë në vit The post Mbi 50 raste të reja në ditë me COVID-19 në Kosovë appeared first on Albinfo.

Mbi 50 raste të reja në ditë me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se që nga fillimi i muajit gusht të këtij viti vërehet rritje e numrit të rasteve të raportuara me COVID-19.

Nga ky institut kanë bërë të ditur se në javët e fundit janë raportuar mesatarisht 54 raste në ditë.

“Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar si dhe muajit paraprak, nga fillimi i muajit gusht 2024, vërehet ngritje e numrit të rasteve të raportuara me COVID-19, veçanërisht në javën e fundit, me mesatare prej 54 rasteve pozitive të raportuara në baza ditore”, thuhet në përgjigjen e IKSHPK-së për KlanKosova.

Duke iu referuar të dhënave në nivel global, IKSHPK-ja ka deklaruar se COVID-19 duket se po vendoset në një model të arritjes së pikut dy herë në vit.

“Një në dimër dhe një në verë, dhe ndryshe nga gripi, i cili ka një valë në dimër dhe pothuajse asnjë rast më pas, infeksionet e COVID-19 mund të rriten ndërmjet valëve”, thuhet tutje në njoftim, transmeton albinfo.ch.

 

The post Mbi 50 raste të reja në ditë me COVID-19 në Kosovë appeared first on Albinfo.