Mbi 571 mijë pasagjerë në Rinas, në 2 javët e para të gushtit

Gjatë 2 javëve të para të këtij muaji janë përpunuar në Rinas mbi 571,338 pasagjerë, rreth 162 mijë pasagjerë më shumë se në të njëjtën periudhë të gushtit të 2023-ës. Rritje të konsiderueshme gjatë javëve te para të këtij muaji ka shënuar edhe numri i avionëve të përpunuar në Rinas. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, […] The post Mbi 571 mijë pasagjerë në Rinas, në 2 javët e para të gushtit appeared first on Albinfo.

Mbi 571 mijë pasagjerë në Rinas, në 2 javët e para të gushtit

Gjatë 2 javëve të para të këtij muaji janë përpunuar në Rinas mbi 571,338 pasagjerë, rreth 162 mijë pasagjerë më shumë se në të njëjtën periudhë të gushtit të 2023-ës. Rritje të konsiderueshme gjatë javëve te para të këtij muaji ka shënuar edhe numri i avionëve të përpunuar në Rinas. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, rezulton se pjesë e trafikut ajror shqiptar kanë qenë 3,308 avionë, kundrejt 2,566 avionë që u regjistruan në 2 javët e para të gushtit të 2023-ës.

Shumica e pasagjereve dhe avionëve të përpunuar janë regjistruar në flukset hyrëse të vendit tonë, duke konfirmuar se edhe përgjatë këtij muaji Shqipëria është kthyer në destinacionin e shumë turistëve të huaj. Edhe gjatë muajit korrik në vendin tonë kanë hyrë mbi 1 milion pasagjerë vetëm nga aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas.

Referuar shifrave zyrtare nga janari deri në korrik të këtij viti në aeroport janë përpunuar mbi 5 milionë e 982 mijë pasagjerë, prej të cilëve 3 milionë e 547 mije e 987 janë të huaj dhe mbi 2 milionë e 430 mijë janë shqiptarë. Duke qenë se muaji gusht rezulton si periudha më e ngarkuar me flukset e vizitorëve të shumtë, pritet që fluksi i pasagjerëve të jetë tepër i lartë.

 

The post Mbi 571 mijë pasagjerë në Rinas, në 2 javët e para të gushtit appeared first on Albinfo.