Mburrja e Kurtit me investimet e huaja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më pare ka publikuar një raport të ri të ‘FDI Intelligence’ nga Financial Times që tregon se Kosova renditet e dyta në Evropë dhe e pesta në botë për zhvillim ekonomik. Sipas këtij raporti, Kosova gjithashtu renditet e katërta në botë për përmirësim nga viti në vit për periudhën […]

Mburrja e Kurtit me investimet e huaja
mburrja-e-kurtit-me-investimet-e-huaja

mburrja-e-kurtit-me-investimet-e-huaja


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më pare ka publikuar një raport të ri të ‘FDI Intelligence’ nga Financial Times që tregon se Kosova renditet e dyta në Evropë dhe e pesta në botë për zhvillim ekonomik.

Sipas këtij raporti, Kosova gjithashtu renditet e katërta në botë për përmirësim nga viti në vit për periudhën 2022-2023. Kurti e ka përdorur këtë raport për të theksuar përparësitë e Kosovës si një destinacion tërheqës për investitorët e huaj dhe për të nënvizuar progresin demokratik dhe ekonomik të vendit.

Megjithatë statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) nuk flasin për rritje kaq të madhe të investimeve të huaja direkte në Kosovë e as orientimin e tyre në sektorin e prodhimit.

Sipas BQK-së, nga 214 milionë euro Investime të Huaja Direkte (IHD) për tre muajt e parë të këtij viti, 142 milionë euro kanë qenë të orientuara në sektorin e patundshmërive, apo rreth 66.1% të gjithsej IHD-ve, raporton Front Online.  Investimet në patundshmëri në Kosovë bëhen kryesisht nga diaspora.

Megjithatë, ky raport ka shkaktuar një valë kritikash dhe është vlerësuar  si i  pasaktë dhe  i paqenë.

Deputeti Ferat Shala nga radhët e PDK-së në një prononcim për Front Online  ka akuzuar Kryeministrin Kurti për mungesë të shifrave konkrete dhe për emra të investitorëve që do të dëshmonin zhvillimin e vërtetë ekonomik. Sipas Shalës, raporti është një pjesë e fushatës paraelektorale dhe përpjekje për të krijuar një perceptim të rremë të suksesit, duke fshehur dështimet dhe mungesat reale në projektet e zhvillimit dhe investimeve kapitale. Ai ka theksuar se raportet dhe deklaratat e tilla janë të paqena dhe nuk reflektojnë situatën aktuale të ekonomisë kosovare.