Mbytja e jahtit në Itali, në mesin e të zhdukurve edhe manjati britanik Mike Lynch

Një jaht rreth 50 metra me 22 persona në bord u mbyt për shkak të motit të keq që goditi brigjet e Palermos. Mbytja e jahtit Bayesian ndodhi rreth orës pesë të mëngjesit. 15 persona u shpëtuan nga patrullat e rojes bregdetare dhe zjarrfikësit. Një trup u gjet nga zjarrfikësit, 6 janë ende të zhdukur, [...]Read More...

Mbytja e jahtit në Itali, në mesin e të zhdukurve edhe manjati britanik Mike Lynch

Një jaht rreth 50 metra me 22 persona në bord u mbyt për shkak të motit të keq që goditi brigjet e Palermos. Mbytja e jahtit Bayesian ndodhi rreth orës pesë të mëngjesit.

15 persona u shpëtuan nga patrullat e rojes bregdetare dhe zjarrfikësit. Një trup u gjet nga zjarrfikësit, 6 janë ende të zhdukur, duke përfshirë edhe manjatin britanik Mike Lynch.

I quajtur “Bill Gates i Britanisë”, Lynch ishte në qendër të një rasti mashtrimi dhe në qershor një gjykatë amerikane e liroi atë nga të gjitha akuzat në lidhje me shitjen e kompanisë së tij softuerike Heëlett-Packard në 2011. Angela Bacares, gruaja e Lynch, është në mesin e personave që janë shpëtuar.

Kjo është raportuar nga mediat në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të cilave anija është në pronësi të Lynch.

Ndërkohë, Prokuroria e Termini Imerese ka hapur një hetim për të konstatuar dinamikën e saktë të mbytjes së jahtit Bayesan./abcnews.al