“Më fal për mërzinë dhe lotët” – Ylli i “American idol” kthehet pas shtatë vitesh në Kosovë, takimi emocionues me nënën

Freskim Rama, i njohur për të gjithë si Kimi, është rikthyer në Kosovë pas shtatë vitesh. Ylli i “American Idol” lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram. Ai në video tregon momentin emocionues të takimit me nënën në prani të familjarëve të tjerë. Kim shpërthen në lot dhe tregon se ka […]

“Më fal për mërzinë dhe lotët” –  Ylli i “American idol” kthehet pas shtatë vitesh në Kosovë, takimi emocionues me nënën

Freskim Rama, i njohur për të gjithë si Kimi, është rikthyer në Kosovë pas shtatë vitesh.

Ylli i “American Idol” lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram.

Ai në video tregon momentin emocionues të takimit me nënën në prani të familjarëve të tjerë.

Kim shpërthen në lot dhe tregon se ka pasur mall të madh për ta, meqë u bë një kohë e gjatë që nuk ka qenë në vendlindje.

“Shtatë ditë, shtatë muaj, shtatë vjet pa e parë familjen time”, nis postimi i artistit.