Me foton ikonike nga atentati i tij, Trump i bën thirrje mbështetëse të dhurojnë për fushatën e tij

Faqja e ish-presidentit amerikan Donald Trump këtë mëngjes postoi një fotografi të tij me gjak në fytyrë duke u bërë thirrje mbështetësve të dhurojnë për fushatën e tij. Here back to back the moments of the potential “shooting” followed buy the former President leaving with blood from his left right ear. The potential shot then [...]Read More...

Me foton ikonike nga atentati i tij, Trump i bën thirrje mbështetëse të dhurojnë për fushatën e tij

Faqja e ish-presidentit amerikan Donald Trump këtë mëngjes postoi një fotografi të tij me gjak në fytyrë duke u bërë thirrje mbështetësve të dhurojnë për fushatën e tij.

Fotoja tregon vijën e gjakut në fytyrën e kandidatit republikan dhe grushtin pasi një plumb i preku pjesën e sipërme të veshit të tij të djathtë gjatë një mitingu në Pensilvani.

Fotoja ka mbishkrimin me shkronja të mëdha “Mos u frikësoni”. Faqja përmban gjithashtu nënshkrimin e Trump dhe u mundëson vizitorëve të faqes opsione për të dhuruar shuma të ndryshme.

“Shumë thonë se është fotografia më ikonike që kanë parë ndonjëherë”, tha Trump për New York Post. “Ata kanë të drejtë dhe unë nuk kam vdekur. Zakonisht duhet të vdesësh për të pasur një foto ikonike.”

Trump, i cili kandidon për presidencën e SHBA kundër presidentit aktual demokrat Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit, u qëllua nga një 20-vjeçar me një pushkë gjysmë automatike të shtunën në një tubim të fushatës në Butler, Pensilvani.

/abcnews.al