Më së voni me 15 shtator ashensorët e rinj të Spitalit të Tetovës do jenë gati, paralajmëroi Taravari

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari premtoi se deri më 15 shtator do të kryhen të gjitha punimet dhe ashensorët e rinj në Spitalin e Tetovës do të jenë gati, shkruan Portalb.mk. Pas shkeljes së shumë premtimeve dhe afateve me vite, me 5 gusht filloi instalimi i ashensorëve të rinj në Spitalin e Tetovës. Taravari duke […]

Më së voni me 15 shtator ashensorët e rinj të Spitalit të Tetovës do jenë gati, paralajmëroi Taravari
Ashensorët në Spitalin e Tetovës te Kirurgjia. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari premtoi se deri më 15 shtator do të kryhen të gjitha punimet dhe ashensorët e rinj në Spitalin e Tetovës do të jenë gati, shkruan Portalb.mk.

Pas shkeljes së shumë premtimeve dhe afateve me vite, me 5 gusht filloi instalimi i ashensorëve të rinj në Spitalin e Tetovës.

Taravari duke u përgjigjur në pyetjen e Portalb.mk tha se ashensorët do jenë gati në shtator.

“Diku deri me 15 shtator më së voni do vijmë në promovim të ashensorëve të rinj”, tha Taravari.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë sqaruar për Portalbin se bëhet fjalë për 5 ashensorë të rinj.

Ashensorët në Spitalin e Tetovës te Reparti Internistik. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Ashensorët në Spitalin e Tetovës te Reparti Internistik. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Kujtojmë që Taravari në fund të muajit qershor 2024 i pyetur nga Portalb.mk për zvarritjen e kësaj procedure tha se ashensorët do të jenë realitet deri në fund të vitit.

Ashensorët aktual në Spitalin e Tetovës janë të vjetër dhe vazhdimisht pësojnë defekte, ndërsa qytetarët dhe pacientët pavarësisht gjendjes së tyre shëndetësore duhet të ecin në këmbë.

Ashensorët e rinj i premtuan edhe ish ministrat paraprak Ilir Demiri dhe Fatmir Mexhiti, ashensorët u përmendën edhe në kohën kur ministër ishte Bekim Sali, por asnjëri nuk arriti ta çojë këtë proces deri në fund, kjo procedurë ka hasur në pengesa dhe zvarritje të ndryshme gjatë rrugës.