Medon Berisha luan titullar në Serie A, thotë se gjithmonë është gati

“Unë jam gjithmonë gati, është e rëndësishme të jem në dispozicion të trajnerit”, thekson mesfushori shqiptar The post Medon Berisha luan titullar në Serie A, thotë se gjithmonë është gati appeared first on Albinfo.

Medon Berisha luan titullar në Serie A, thotë se gjithmonë është gati

Mesfushori shqiptar i Lecces, Medon Berisha, ka folur në fund të ndeshjes së mbyllur në barazim ndaj Torinos. “Është një pikë e mirë, por brenda vetes kemi bindjen se mund të kishim fituar”, ka thënë mesfushori shqiptar, i cili luajti ndeshjen e parë si titullar në këtë kampionat. “Në qendër të mesfushës mund të shprehem më mirë, shkoj mirë me shokët e skuadrës dhe e lexojmë mirë lojën”.

Një titullar disi befasues: “Në stërvitje, gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time, besoj po shpërblehem për këtë. Kur jep më të mirën, kënaqësia vjen natyrshëm”. I pyetur se a e dinte se do të luante titullar, Berisha është përgjigjur: “Unë jam gjithmonë gati, është e rëndësishme të jem në dispozicion të trajnerit. Kisha luajtur pak para kësaj ndeshjeje, por nuk ishte problem. Jemi një ekip cilësor, ka konkurrencë të madhe. Tani duhet të sigurojmë vazhdimësi”, shprehet Berisha, transmeton albinfo.ch.

Trajneri i Lecces tha pas ndeshjes se Berisha është një lojtar që në karrierën e tij ka bërë gjithçka, si dhe ka shpjeguar arsyen përse zgjodhi ta hidhte në fushë që nga minuta e parë. “Ai ka bërë gjithçka në karrierën e tij. Për mendimin tim, në lidhje me ndeshjet dhe kundërshtarët mund të marrim zgjidhje të ndryshme.

Në një sfidë si kjo e sotmja, Berisha në mes lejoi që t’i mbyllte hapësirat Torinos dhe në të njëjtën kohë t’i jepte soliditet dhe mbulim Rebiçit, duke shmangur vrapimet e gjata”, ka deklaruar Luka Goti.

 

The post Medon Berisha luan titullar në Serie A, thotë se gjithmonë është gati appeared first on Albinfo.