Meksika refuzon kërkesën e Ukrainës për të arrestuar Putinin

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador refuzoi kërkesën e qeverisë së Ukrainës për të arrestuar Vladimir Putin nëse lideri rus merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ardhshëm në tetor. “Ne nuk mund ta bëjmë këtë. Nuk varet nga ne, ” u tha presidenti Andres Manuel Lopez Obrador gazetarëve në një konferencë të rregullt për [...]Read More...

Meksika refuzon kërkesën e Ukrainës për të arrestuar Putinin

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador refuzoi kërkesën e qeverisë së Ukrainës për të arrestuar Vladimir Putin nëse lideri rus merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ardhshëm në tetor.

“Ne nuk mund ta bëjmë këtë. Nuk varet nga ne, ” u tha presidenti Andres Manuel Lopez Obrador gazetarëve në një konferencë të rregullt për shtyp të qeverisë.

Ukraina i kërkoi Meksikës arrestimin e Putinit nëse ai merr pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentes së zgjedhur Claudia Sheinbaum më 1 tetor. Kërkesa, në një deklaratë nga ambasada meksikane e Ukrainës e datës 7 gusht, vuri në dukje urdhër-arrestin e lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare e OKB-së (ICC).

“Shpresojmë që qeveria meksikane të jetë e vetëdijshme se Vladimir Putin është një kriminel lufte me një urdhër arresti kundër tij”, tha ambasada e Ukrainës në deklaratën e saj, duke argumentuar se Putini dyshohet se ka urdhëruar rrëmbimin e fëmijëve ukrainas dhe për t’i çuar në Rusi.