Meksikë/ Mbi 1,800 të pafajshëm janë vrarë nga shteti në luftën kundër drogës

Forcat e sigurisë kanë vrarë të paktën 1800 civilë të pafajshëm në emër të të ashtuquajturës “luftë kundër drogës” që nga viti 2006, raportojnë autorët e një libri të botuar së fundmi në Meksikë. Të tre qeveritë e fundit janë bashkëpunëtorë në këto vrasje, të cilat përbënin “krime lufte”, sipas tre autorëve të librit Permiso [...]Read More...

Meksikë/ Mbi 1,800 të pafajshëm janë vrarë nga shteti në luftën kundër drogës

Forcat e sigurisë kanë vrarë të paktën 1800 civilë të pafajshëm në emër të të ashtuquajturës “luftë kundër drogës” që nga viti 2006, raportojnë autorët e një libri të botuar së fundmi në Meksikë.

Të tre qeveritë e fundit janë bashkëpunëtorë në këto vrasje, të cilat përbënin “krime lufte”, sipas tre autorëve të librit Permiso para matar (“Leja për të vrarë”).

“Tre qeveritë e fundit kanë nisur sulme të pamëshirshme ndaj të pafajshmëve dhe i kanë lënë autorët të lirë”, shpjegon një nga autorët, Daniel Moreno, drejtor i faqes së lajmeve Animal Político.

I referohet presidentëve Felipe Calderon (2006-2012), Enrique Peña Nieto (2012-2018) dhe Andrés Manuel López Obrador, liderë me prejardhje krejtësisht të ndryshme ideologjike dhe politike.

Bëhet fjalë për 494 krime (ekzekutime, zhdukje me forcë…) gjatë ditëve të qeverisë së  Calderon, 808 gjatë ditëve të qeverisë së  Peña Nieto (PRI, fraksioni që monopolizoi pushtetin për dekada në vend) dhe 489 gjatë ditëve të qeverisë së  López Obrador (MORENA, e majta nacionaliste).

Hetimi, në të cilin mori pjesë eksperti i të drejtave të njeriut Hakobo Dayan , dokumenton gjithashtu refuzimin e përsëritur të autoriteteve për të ngritur padi penale kundër zyrtarëve publikë të betuar dhe autorëve të dënuar për krime.

Paris Martinez, autori tjetër, sheh ngjashmëri me më shumë se 6,000 rastet e vrasjeve dhe zhdukjeve për të cilat fajësohen ushtria kolumbiane midis 2002 dhe 2008.

Në të dyja rastet, beson ai, qëllimi ishte të demonstrohej “efektshmëria” e shtetit në luftë kundër karteleve. Pas marrjes së detyrës në dhjetor 2006, pas zgjedhjeve, besueshmëria e të cilave u kundërshtua, Presidenti Calderon nisi një ofensivë kundër karteleve të drogës, të mbështetur nga SHBA.

Politika e “dorës së hekurt” në fakt “e zhyti vendin në ferr: numri i vrasjeve u trefishua midis 2007 (8,867 të vdekur) dhe 2010 (25,557).

Në total, që nga viti 2006, janë regjistruar më shumë se 450,000 vrasje dhe 100,000 njerëz të tjerë janë zhdukur në Meksikë.

/abcnews.al