Ministri i Jashtëm italian: Nëse BE-ja nuk shtrihet në Ballkanin Perëndimor, ekziston rreziku që Rusia, Kina dhe Turqia t’i zënë vendin!

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani paralajmëroi sot nga Shkupi se vende si Rusia , Kina dhe Turqia mund të zëvendësojnë rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor nëse BE-ja nuk shtrihet në rajon. “Ne duhet t’u drejtohemi atyre popujve që duan të jenë me ne, me evropianët , veçanërisht me miqtë tanë nga Ballkani. Çështjet e pazgjidhura duhet të zgjidhen në [...]Read More...

Ministri i Jashtëm italian: Nëse BE-ja nuk shtrihet në Ballkanin Perëndimor, ekziston rreziku që Rusia, Kina dhe Turqia t’i zënë vendin!

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani paralajmëroi sot nga Shkupi se vende si Rusia , Kina dhe Turqia mund të zëvendësojnë rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor nëse BE-ja nuk shtrihet në rajon.

“Ne duhet t’u drejtohemi atyre popujve që duan të jenë me ne, me evropianët , veçanërisht me miqtë tanë nga Ballkani. Çështjet e pazgjidhura duhet të zgjidhen në mënyrë që të respektohen të drejtat e anëtarësimit evropian. Nëse nuk e bëjmë këtë, do të ketë dikush tjetër që do të dojë të na zëvendësojë, dua të them Rusinë, Kinën dhe pjesë të tjera të botës, kam parasysh Turqinë. Jemi të bindur politikisht se Ballkani është pjesë integrale e BE-së”, tha Antonio Tajani, pas takimit që zhvilloi këtë të martë në Shkup me homologun e tij maqedonas të Veriut, Timco Mutsunski.

Ministri i Jashtëm italian ka udhëtuar nga Podgorica për në Shkup, ku më herët gjatë ditës së sotme ka pasur takime me lidershipin politik dhe shtetëror të Malit të Zi.

/abcnews.al/