Ministria e Financave akuzohet për mostransparencë

Iniciativa “CorrWatch”, konsorcium i organizatave të shoqërisë civile (GLPS, GAP dhe INDEP), ka shprehur shqetësim të thellë për “mbylljen” e Ministrisë së Financave, Punës, Transfereve dhe mungesën e transparencës në procesin e rekrutimit për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore (ATK) dhe pozitën e sekretarit të përgjithshëm në këtë ministri. “CorrWatch” ka thënë […]

Ministria e Financave akuzohet për mostransparencë
ministria-e-financave-akuzohet-per-mostransparence

ministria-e-financave-akuzohet-per-mostransparence

Iniciativa “CorrWatch”, konsorcium i organizatave të shoqërisë civile (GLPS, GAP dhe INDEP), ka shprehur shqetësim të thellë për “mbylljen” e Ministrisë së Financave, Punës, Transfereve dhe mungesën e transparencës në procesin e rekrutimit për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore (ATK) dhe pozitën e sekretarit të përgjithshëm në këtë ministri.

“CorrWatch” ka thënë se kanë bërë kërkesa për monitorimin e këtyre dy pozitave për të gjitha fazat e procesit, dhe ato janë pranuar nga ministria. Por iniciativa e shoqërive civile ka thënë se nuk janë ftuar për monitorim më pas.

“Në rastin e ATK-së, ‘CorrWatch’, ka kërkuar që t’i mundësohet rishikimi i aplikacioneve të kandidatëve por ministria ka ofruar qasje vetëm në një raport bazik të tyre, dhe nuk ka lejuar qasjen në dosjet e kandidatëve. Ndërsa sa i përket pozitës së sekretarit të përgjithshëm në MFPT, ‘CorrWatch’ nuk është ftuar për t’a monitoruar procesin”, thuhet në reagim e tyre.

Një praktikë e tillë, siç ka shkruar “CorrWatch”, rrezikon që këto procese të mbyllura të jenë subjekt i ndikimeve politike dhe personale, “duke minuar kështu besimin e qytetarëve në institucionet publike”.

“Kufizimi i qasjes dhe monitorimit të shoqërisë civile cënon thellësisht transparencën dhe llogaridhënien e këtyre proceseve të rëndësishme. Përfshirja e shoqërise civile mbetet jetike, duke i kontribuar kështu parimeve kryesore te rekrutimit në institucionet publike”, thuhet tutje në reagim.

“CorrWatch” ka bërë thirrje për qasje të hapur dhe të drejtë, ku monitorimi nga shoqëria civile të jetë i plotë dhe gjithëpërfshirës në të gjitha fazat e procesit të rekrutimit.