Modernizohet miti i “Zanës”, në Kosovë nga dizajneri Shpëtim Bunjaku

Dizajneri i njohur Shpëtim Bunjaku së fundmi ka prezantuar editorialin e tij më të ri, “ZANĒ”. Kjo punë e veçantë e krijuar nga Bunjaku sjellë në skenë figurën e modernizuar të “Zanës”. Shpëtim Bunjaku është një emër i njohur në fushën e modës, ndryshe njihet për veshjen e shumë figurave botërore si Roberto Cavalli, Paris…

Modernizohet miti i “Zanës”, në Kosovë nga dizajneri Shpëtim Bunjaku

Dizajneri i njohur Shpëtim Bunjaku së fundmi ka prezantuar editorialin e tij më të ri, “ZANĒ”.

Kjo punë e veçantë e krijuar nga Bunjaku sjellë në skenë figurën e modernizuar të “Zanës”.

Shpëtim Bunjaku është një emër i njohur në fushën e modës, ndryshe njihet për veshjen e shumë figurave botërore si Roberto Cavalli, Paris Hilton dhe Fenty etj.

“ZANA është një krijesë që simbolizon energjinë jetësore të qenieve njerëzore dhe idealizon energjinë femërore përmes Hënës; bukurinë e egër, rininë e përjetshme dhe natyrën mistike”, ka shkruar Bunjaku në Instagram.

Dizajneri Shpëtim Bunjaku ka bërë një punë mbresëlënëse duke kombinuar elemente nga veshja tradicionale shqiptare në atë të modernizuar.

Ndryshe ky editorial përfshin elegancën dhe bukurinë e zanave shqiptare. /Lajmi.net/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by T I M M I Í (@timmiiofficial)