Motoçiklisti bashkë me pasagjer aksidentohen në Drenas

Një motoçiklist dhe pasagjeri që ishte me të, janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Drenas. Incidenti ka ndodhur në fshatin Qikatovë e re, rreth orës 17:00. Rastin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 17:00, në fshatin Qikatovë […]

Motoçiklisti bashkë me pasagjer aksidentohen në Drenas
motociklisti-bashke-me-pasagjer-aksidentohen-ne-drenas

motociklisti-bashke-me-pasagjer-aksidentohen-ne-drenas

Një motoçiklist dhe pasagjeri që ishte me të, janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Drenas.

Incidenti ka ndodhur në fshatin Qikatovë e re, rreth orës 17:00.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00, në fshatin Qikatovë e re të Drenasit , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar rëndë dy persona (motoçiklisti dhe një pasagjer). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.