Ndalimi i importit të kafshëve të gjalla nga Rumania e Greqia, Thaçi nga AUV tregon arsyet

Zëdhënësi për media i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Lamir Thaçi, në një intervistë dhënë për GazetaBlic, ka treguar arsyen e ndalimit të importit të kafshëve të gjalla, dele dhe dhi nga Rumania e Greqia. “Kjo është një sëmundje e karakterit ekonomik e cila prek vetëm delet dhe dhitë është mortajë e ruminanteve dhe masat […]

Ndalimi i importit të kafshëve të gjalla nga Rumania e Greqia, Thaçi nga AUV tregon arsyet
ndalimi-i-importit-te-kafsheve-te-gjalla-nga-rumania-e-greqia,-thaci-nga-auv-tregon-arsyet

ndalimi-i-importit-te-kafsheve-te-gjalla-nga-rumania-e-greqia,-thaci-nga-auv-tregon-arsyet

Zëdhënësi për media i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Lamir Thaçi, në një intervistë dhënë për GazetaBlic, ka treguar arsyen e ndalimit të importit të kafshëve të gjalla, dele dhe dhi nga Rumania e Greqia.

“Kjo është një sëmundje e karakterit ekonomik e cila prek vetëm delet dhe dhitë është mortajë e ruminanteve dhe masat që ne i kemi ndërmarrë ndaj shteteve të cilat veçse tani janë të prekura janë konfirmuar se e kanë prezencën e sëmundjes janë masat paraprake të mjaftueshme që do të pengojnë përhapjen e sëmundjes në vendin tonë, ne në njoftim ndalesën në radhë të parë kemi rritur vigjilencën e trupave tonë në inspektuese dhe autoriteteve tjera kufitare, në radhë të dytë kemi njoftuar të gjithë fermerët mbajtës të deleve dhe dhive për inicimin e masave vetëmbrojtëse, që ne i qujamë masa të birsigurisë në ferma, që ata të jenë vigjilentë dhe t’i mbajnë nën kontroll kafshët në fermat e tyre për shkak se sëmundja është paraqitur në regjion”, thekson Thaçi.

A ka rrezik shteti i Kosovës me këtë sëmundje te delet dhe dhitë?

“Aktualisht për momentin gjeografikisht është më larg dhe në anën tjetër ne si autoritet më i lartë veterinar në Republikën e Kosovës, me kohë i kemi marrë të gjitha masat që të bëhet parandalimi i përhapjes së sëmundjes, është sëmundje që prek vetëm këto dy lloje të kafshëve dhe kafshët e tjera nuk preken ose faktivisht mund të jenë vektorë nuk mund të tregojnë shenja klinike apo të kenë efekte anësore negative në shëndetin e tyre”, tregon ai.

Sa ka import të kafshëve në Kosovë nga vendet fqinje apo shtetet tjera?

“Kosova është vend i tregut të lirë, të gjitha shtetet që e respektojnë rregullat ndërkombëtare për tregtim të kafshëve të gjalla mund të tregtojnë edhe në Kosovë, ne importojnë nga disa vende të rajonit, në këtë rast ne importojmë nga Rumania, kryesisht kafshë të llojeve gjedhe, por nuk kemi pasur importe nga shteti i Greqisë, zakonisht operatorët e bizneseve aty ku i gjejnë çmimet më të levërdishme ata bëjnë kërkesa për import në shtete por gjithmonë nga secili shtet që eventualisht kërkohet që të tregtohet në Kosovë, gjithmonë ne i tregtojmë që duhet të respektohen rregullat në radhë të parë shëndetësore, ato të sigurisë dhe pastaj kryhen procedurat doganore por gjithmonë kafshët paraprakisht i nënshtrohen kontrollit profesional dhe veterinar vlerësohet gjendja shëndetësore e tyre, në raste të caktuara ato vendosen në karantinë varësisht nga kategoria se si është e përcaktuar me ligj, presin afatin kohor karantinor sepse edhe kjo është periudhë kohore bëhet përsëri një vlerësim shëndetësor në anën veterinare dhe vetëm kur gjithçka plotësohet dhe hiqet çdo dyshim në aspektet shëndetësore ato lejohen të jenë të lira, qoftë në treg apo për mbarshtim në ferma të caktuara brenda territorit të Kosovës”, potencon Thaçi.

“Ne kemi një fond blektoral të kufizuar por këtu ka ndikuar edhe migrimi i popullësisë nga fshatrat drejt qyteteve, sikurisht që nevoja e tregut e paraqet edhe kërkesat për inport të mishit nga vendet e ndryshme por pa marrë parasysh për autoritetin tonë qoftë ai me origjinë vendore apo e importuar, gjithmonë duhet t’i plotësojë kriteret ligjore të sigurisë për konsum, në asnjë rast mbi asnjë dyshim nuk lejohen që një produkt të dalë në treg pa i plotësuar të gjitha kriteret ligjore. Për ne si autoritet të gjitha produktet duhet të jenë të sigurta që ato të marrin aprovim për t’u lejuar për qarkullim të brenshëm”, përfundoi Lamir Thaçi.