Ndërprerja e kontratës ndërmjet Lotarisë Shtetërore dhe kompanisë “Hej”, Qeveria e shqyrtoi mundësinë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka shqyrtuar dhe miratuar informacionet rreth shkëputjes së kontratës ndërmjet kompanisë “Hej” dhe Lotarisë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. Kontrata e nënshkruar ndërmjet këtyre dy palëve ka të bëjë me marrjen me qira të hapësirave administrative-afariste të kompanisë “Hej” me seli në Shkup. “Kjo kontratë […]

Ndërprerja e kontratës ndërmjet Lotarisë Shtetërore dhe kompanisë “Hej”, Qeveria e shqyrtoi mundësinë
Kazino, lojëra të fatit. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka shqyrtuar dhe miratuar informacionet rreth shkëputjes së kontratës ndërmjet kompanisë “Hej” dhe Lotarisë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Kontrata e nënshkruar ndërmjet këtyre dy palëve ka të bëjë me marrjen me qira të hapësirave administrative-afariste të kompanisë “Hej” me seli në Shkup.

“Kjo kontratë që ishte lidhur në kohën e qeverisë së kaluar, krijoi polemika të forta dhe shuma të larta joreale, duke u përmendur edhe interesa të caktuara fitimprurëse. Kontrata është në vlerë prej 2.26 milionë euro për disa vjet”, deklaruan nga Qeveria.

Ndryshe, Policia Financiare në nëntor të vitit 2023 kishte hapur hetim paraprak duke marrë dokumentacion nga Lotaria shtetërore për të hetuar nëse ka parregullsi me dhënien me qira të lokalit afarist në një objekt afër Vizbegut. Bëhet fjalë për hapësira në një ndërtesë që paraprakisht shërbente për organizimin e dasmave, ndërsa të cilën Lotaria Shtetërore e ka marrë tashmë me qira nga kompania “Hej Dooel” për një shumë të madhe parash.

Kompania nga e cila Lotaria e ka marrë objektin me qira, lidh disa zyrtarë dhe familjarë të ngushtë të politikanëve nga BDI-ja në pushtet.