Në Amerikë janë kryer 30 vrasje masive në gjysmën e parë të vitit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan 30 vrasje masive në gjysmën e parë të vitit 2024, dhe e fundit u krye në një shkollë të mesme në Winder, Georgia, ku u vranë dy nxënës dhe dy mësues, sipas AP. Nxënësi 14-vjeçar Colt Grey dyshohet për një krim në një shkollë të mesme në Gjeorgji, që [...]Read More...

Në Amerikë janë kryer 30 vrasje masive në gjysmën e parë të vitit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan 30 vrasje masive në gjysmën e parë të vitit 2024, dhe e fundit u krye në një shkollë të mesme në Winder, Georgia, ku u vranë dy nxënës dhe dy mësues, sipas AP.

Nxënësi 14-vjeçar Colt Grey dyshohet për një krim në një shkollë të mesme në Gjeorgji, që ndodhi të mërkurën, më 4 shtator.

Ky rast është vetëm një nga shumë në vitin 2024. Në SHBA gjatë asaj periudhe, 131 persona vdiqën në vrasje masive, të cilat përkufizohen si një krim në të cilin vriten katër ose më shumë njerëz në më pak se 24 orë.

Vitin e kaluar, 217 persona humbën jetën në 42 vrasje masive në SHBA./abcnews.al