Në përvjetorin e vdekjes së nënës së tij/ Mbreti Karli III merr pjesë në një shërbesë kishtare në Skoci

Mbreti Karli III i Britanisë këtë të diel, në përvjetorin e dytë të vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, mori pjesë në një shërbesë kishtare pranë pronës mbretërore të Balmoral në Skoci. Mbreti  75-vjeçar dhe gruaja e tij Kamila po kalojnë verën në malet skoceze, ku mbretëresha e ndjerë vdiq në moshën 96-vjeçare [...]Read More...

Në përvjetorin e vdekjes së nënës së tij/ Mbreti Karli III merr pjesë në një shërbesë kishtare në Skoci

Mbreti Karli III i Britanisë këtë të diel, në përvjetorin e dytë të vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, mori pjesë në një shërbesë kishtare pranë pronës mbretërore të Balmoral në Skoci. Mbreti  75-vjeçar dhe gruaja e tij Kamila po kalojnë verën në malet skoceze, ku mbretëresha e ndjerë vdiq në moshën 96-vjeçare më 8 shtator 2022, raportoi AP.

Mbreti Karli III dhe Kamila u panë duke mbërritur për shërbesën e mëngjesit në kishën e vogël të Cratty Kirk, ku familja mbretërore zakonisht ndjek shërbesat gjatë qëndrimit të tyre në Kalanë Balmoral aty pranë. Mbreti hipi në fron dy vjet më parë, pas vdekjes së nënës së tij, e cila përjetoi një jubile platini pasi mbretëroi për shtatë dekada rekord./abcnews.al