“Neja me diasporën”, një aktivitet model që afron diasporën me atdheun

Në kuadrin e tij ka pasur forume, takime, koncerte, kuize, ekspozita, orë letrare, panaire, turnire, animacione me fëmijë e të tjera The post “Neja me diasporën”, një aktivitet model që afron diasporën me atdheun appeared first on Albinfo.

“Neja me diasporën”, një aktivitet model që afron diasporën me atdheun

Ashtu siç ishte paralajmëruar, dje, më 30 korrik platforma mediale në Zvicër, Albinfo.ch dhe albpoint.ch kanë realizuar ngjarjen e veçantë kushtuar bashkatdhetarëve “Neja me diasporën”. Aktiviteti është mbajtur në resortin turistik Vali Ranch, në Përlepnicë të Gjilanit dhe në kuadrin e tij ka pasur forume, takime, koncerte, kuize, ekspozita, orë letrare, panaire, turnire e të tjera. Animacione me ngjyra të realizuara me fëmijët kanë qenë ndër atraksionet tjera të kësaj dite me aktivitete të ngjeshura.

Kjo ngjarje kishte si synim të ndikojë drejtpërdrejt në sensibilizimin e të rinjve në diasporë që të jenë më afër në Kosovë.

Në këtë frymë në mbrëmje është mbajtur një koncert i madh me këngëtarët e mirënjohur: Naser Berisha, Hekuran Bllaca, Faton Isufi dhe grupi legjendar shqiptar “Elita 5”.

E gjithë dita e 30 korrikut ka kaluar në shenjë ë diasporës dhe forcimit të lidhjes së saj me vendlindjen, në këtë rast, me Gjilanin dhe Anamoravën.

Në këtë kuadër hyn edhe Forumi Ekonomik “Njihuni me invstitorët e Gjilanit nga Diaspora”, organizuar nga platforma mediale albinfo.ch në bashkëveprim me Komunën e Gjilanit.

 

Hapjen e forumit, në të cilin kanë marrë pjesë subjekte dhe individë të fushës ekonomike nga regjioni dhe Kosova, e ka bërë Sevdail Tahiri, drejtor i platformës mediale albinfo.ch, ndërsa kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, në fjalën e tij të zgjeruar ka thënë veç tjerash se diaspora është pjesë vitale, pasuri e kombit, potenciali për zhvillim të vendit. Ai ka shtuar se  kontributi i diasporës ndihet dhe vlerësohet në çdo kohë dhe në secilin sektor.

Më tej, kryetari i Gjilanit ka folur për sektorët me potencial më të madh zhvillimi, ku ka përmendur sektorin e energjisë së ripërtërishme, atë të ndërtimtarisë, bujqësisë, IT-së etj.

Ai ka vlerësuar nikoqirin e këtij organizimi, themeluesin dhe pronarin e resortit turistik Vali Ranch, Fehmi Fetahun, si investitorin më të madh në komunë. Vetë Fetahi është shprehur i kënaqur me investimet që ka bërë tash 16 vjet dhe ka ftuar diasporën të vijnë e të investojnë në Gjilan e Kosovë.

“Neja me diasporën” ka vazhduar me mbrëmjen me muzikë dhe argëtim, ku publiku i shumtë në numër është argëtuar nga këngëtarë dhe grupe të njohura muzikore nga Kosova e më gjerë. Të gjithë të pranishmit janë hedhur në vallen e përbashkët dhe kanë shijuar muzikën cilësore deri në orët e vona të natës.

 

 

The post “Neja me diasporën”, një aktivitet model që afron diasporën me atdheun appeared first on Albinfo.