“Neja me diasporën”, një ditë e përmbushur me aktivitete kushtuar mërgatës

Në kuadrin e tij ka pasur forume, takime, koncerte, kuize, ekspozita, orë letrare, panaire, turnire, animacione me fëmijë e të tjera The post “Neja me diasporën”, një ditë e përmbushur me aktivitete kushtuar mërgatës appeared first on Albinfo.

“Neja me diasporën”, një ditë e përmbushur me aktivitete kushtuar mërgatës

Ashtu siç ishte paralajmëruar, dje, më 30 korrik platforma mediale në Zvicër, Albinfo.ch dhe albpoint.ch kanë realizuar ngjarjen e veçantë kushtuar bashkatdhetarëve “Neja me diasporën”. Aktiviteti është mbajtur në resortin turistik Vali Ranch, në Përlepnicë të Gjilanit dhe në kuadrin e tij ka pasur forume, takime, koncerte, kuize, ekspozita, orë letrare, panaire, turnire e të tjera. Animacione me ngjyra të realizuara me fëmijët kanë qenë ndër atraksionet tjera të kësaj dite me aktivitete të ngjeshura.

Kjo ngjarje kishte si synim të ndikojë drejtpërdrejt në sensibilizimin e të rinjve në diasporë që të jenë më afër në Kosovë.

Në këtë frymë në mbrëmje është mbajtur një koncert i madh me këngëtarët e mirënjohur: Naser Berisha, Hekuran Bllaca, Faton Isufi dhe grupi legjendar shqiptar “Elita 5”.

E gjithë dita e 30 korrikut ka kaluar në shenjë ë diasporës dhe forcimit të lidhjes së saj me vendlindjen, në këtë rast, me Gjilanin dhe Anamoravën.

Në këtë kuadër hyn edhe Forumi Ekonomik “Njihuni me invstitorët e Gjilanit nga Diaspora”, organizuar nga platforma mediale albinfo.ch në bashkëveprim me Komunën e Gjilanit.

 

Hapjen e forumit, në të cilin kanë marrë pjesë subjekte dhe individë të fushës ekonomike nga regjioni dhe Kosova, e ka bërë Sevdail Tahiri, drejtor i platformës mediale albinfo.ch, ndërsa kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, në fjalën e tij të zgjeruar ka thënë veç tjerash se diaspora është pjesë vitale, pasuri e kombit, potenciali për zhvillim të vendit. Ai ka shtuar se  kontributi i diasporës ndihet dhe vlerësohet në çdo kohë dhe në secilin sektor.

Më tej, kryetari i Gjilanit ka folur për sektorët me potencial më të madh zhvillimi, ku ka përmendur sektorin e energjisë së ripërtërishme, atë të ndërtimtarisë, bujqësisë, IT-së etj.

Ai ka vlerësuar nikoqirin e këtij organizimi, themeluesin dhe pronarin e resortit turistik Vali Ranch, Fehmi Fetahun, si investitorin më të madh në komunë. Vetë Fetahi është shprehur i kënaqur me investimet që ka bërë tash 16 vjet dhe ka ftuar diasporën të vijnë e të investojnë në Gjilan e Kosovë.

“Neja me diasporën” ka vazhduar me mbrëmjen me muzikë dhe argëtim, ku publiku i shumtë në numër është argëtuar nga këngëtarë dhe grupe të njohura muzikore nga Kosova e më gjerë. Të gjithë të pranishmit janë hedhur në vallen e përbashkët dhe kanë shijuar muzikën cilësore deri në orët e vona të natës.

 

 

The post “Neja me diasporën”, një ditë e përmbushur me aktivitete kushtuar mërgatës appeared first on Albinfo.