Nga e marrin fuqinë rrymat ekstremiste?

Së fundmi, në rrjetet sociale po përdoret gjithënjë e më tepër gjuha e urrejtjes ndëretnike. Po shpërndahen materiale propagandistike dhe po vendosen rrugëve të qyteteve të ndryshme postera me mesazhe The post Nga e marrin fuqinë rrymat ekstremiste? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nga e marrin fuqinë rrymat ekstremiste?

Së fundmi, në rrjetet sociale po përdoret gjithënjë e më tepër gjuha e urrejtjes ndëretnike. Po shpërndahen materiale propagandistike dhe po vendosen rrugëve të qyteteve të ndryshme postera me mesazhe ekstremite të urrejtjes ndëretnike, raporton Flaka Media

Në shënjestër janë vënë edhe bizneset me pronarë shqiptarë. Në një lagje të Shkupit në shtyllën elektrike është vendosur poster me përmbatje: Kipper=UÇK, mos blini nga terroristët”. Fjala është për rrjetin e marketeve Kipper, dhe u bëhet thirrje njerëzve të mos blihet në këto markete.

Nga pamjet e shfaqura në rrjetet sociale duket që protagonistët e kësaj fushate diskriminuese kanë pasur vëmendje të posatshme. Është bërë një dizajn gati profesional dhe është shtypiur kolor me material jo të rëndomtë.

Sociologo dhe gazatari Driton Zenku shprehet që rastet e tilla të urrejtjes ndëretnike vijnë në shprehje si rezultat i aktiviteteve të partive politike.

”Janë raste të izoluara që vijnë në shprehje kohë pas kohe. Kur nxehet skena politike, prodhohen këto dukuri nga qarqe ekstremiste që duket që po zgjohen nga gjumi. Muajve të fundit kanë filluar të shfaqen këto incidente që menduam se do t’i takojnë të kaluarës. Në 7/8 vitet e fundit kishim një situtë më të relaksuar të raporteve ndëretnike. Patëm disa raste të izoluara kryesisht nga tifo grupet e futbollit. Institucionet vepronin dhe atmosfere rikthehej shpejt në normalitet”, shprehet Zenku.

Sipas tij, institucionet duhet të veprojnë dhe konform ligjit të merren masa. Zenku shton që thirrjet e tilla ndëshkohen me ligj dhe po që se institucionet do të veprojnë rastet e tilla do të minimizohen. Ndryshe, shton Zenku, lejohet hapësirë për dyshime që qarqe të caktuara të pushtetit po ushqejnë gjuhën e urrjtjes me mosveprimin e tyre.

”Psikilogjia e turmës është fenomen kompleks shoqëror. Nuk guzohet që zërat e tilla të shpeshtohen dhe të vijnë në shprehje. Duhet të ndërmeren masa dhe autorët të ndëshkohen dhe të mos lejohet që këto dukuri të zgjerohen dhe të gjejnë përkrahje në popull. Po që se rrymat e tilla do të infektonin pjesë të caktuara të shoqërisë, do të jetë shumë më vështirë që institucionet e shtetit të meren me menaxhimin e situatës. Nuk guxohet të lejohet forimimi i turmave, pasi atëherë do të kemi dimension tjetër të raporteve ndëretnike. Do të kishte reflektim nga pala tjetër dhe mund të vinte deri te komplikimi i situatës edhe ashtu të pizmatuar politike”, shton Zenku, sociolog dhe analist politik.

Gjuha e urrejtjes, shton Zenku, mund të shndërrohet në jehonë ekstremiste dhe të fiton teren gjithnjë e më tepër. Zenku thotë që konfliktet e mëdhë në histori kanë lindur pikërisht nga shkëndijtë e këtilla eksremiste. Flaka Media

The post Nga e marrin fuqinë rrymat ekstremiste? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .