Një festë e paharrueshme mes vajzash, zbuloni vendin luksoz ku Luana Vjollca festoi ditëlindjen!

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja dhe autorja Luana Vjollca ka festuar ditëlindjen mes miqsh dhe familjarësh. Mes shumë videosh të postuara në Instagram nga ajo, kemi parë se të gjithë të ftuarit janë argëtuar nën ritmet e muzikës, por detaji që u vu re është fakti se Luana, këtë 33-vjetor vendosi ta festonte e rrethuar vetem... The post Një festë e paharrueshme mes vajzash, zbuloni vendin luksoz ku Luana Vjollca festoi ditëlindjen! appeared first on AfterParty.

Një festë e paharrueshme mes vajzash, zbuloni vendin luksoz ku Luana Vjollca festoi ditëlindjen!

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja dhe autorja Luana Vjollca ka festuar ditëlindjen mes miqsh dhe familjarësh.

Mes shumë videosh të postuara në Instagram nga ajo, kemi parë se të gjithë të ftuarit janë argëtuar nën ritmet e muzikës, por detaji që u vu re është fakti se Luana, këtë 33-vjetor vendosi ta festonte e rrethuar vetem nga vajza.

Ajo kishte organizuar një festë mjaft private që zgjati deri në agim, e cila u mbajt në një gji privat luksoz në Jalë, “Wave Bay”, ku çdo gjë ishte e kuruar në detaje.

Wave Bay është një gji pranë Folie Marine që rrethohet nga bukuritë e natyrës: shkëmbinj, male e det, por përveç tyre, dekori luksoz e bën atë të jetë plazhi me “in” në Jugun e Shqipërisë.

Luana vetë shkëlqente e veshur me një crop top në formë fluture me xixa lejla dhe një fund ngjyrë nude, që i nxirrte në pah format e saj perfekte trupore. Gjithashtu edhe të ftuarat i ishin përshtatur më së miri temës së eventit, të mbajtur pranë detit.

 

Një ambient i dekoruar me drita që i përshtateshin atmosferës festive, një super DJ që ndezi mbrëmjen e djeshme, një plazh privat përpara ku vajzat pas festës kishin hapësirë të shijonin detin e bukur të Jugut të Shqipërisë, ishin padiskutim detaje që e kthejnë këtë destinacion ndër më të preferuarit.

Mesa duket Luana sapo nisi një trend të ri se ku mund të festoni me njerëzit tuaj të dashur, në Wave Bay, ku do të keni detin dhe pamjen të gjithën për vete.

The post Një festë e paharrueshme mes vajzash, zbuloni vendin luksoz ku Luana Vjollca festoi ditëlindjen! appeared first on AfterParty.