Një jashtëqitje skulpturë në Vardar – në shenjë proteste për ndërtimin e stacionit filtrues

Një skulpturë gjigande në formë jashtëqitjeje u lëshua në Vardar në Shkup. Këtë e bëri aktivisti Nikolla Pisarev nga Qendra Bashkëkohore, në shenjë proteste për të ngritur zërin për ndërtimin The post Një jashtëqitje skulpturë në Vardar – në shenjë proteste për ndërtimin e stacionit filtrues appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Një jashtëqitje skulpturë në Vardar – në shenjë proteste për ndërtimin e stacionit filtrues

Një skulpturë gjigande në formë jashtëqitjeje u lëshua në Vardar në Shkup.

Këtë e bëri aktivisti Nikolla Pisarev nga Qendra Bashkëkohore, në shenjë proteste për të ngritur zërin për ndërtimin e stacionit filtrues.

Ai rikujton se prej në vitin 2010 është përfolur që do të ndërtohet impantianti për pastrimin e ujërave të zeza por kjo nuk ndodhi.

Stacioni për pastrimin e ujërave pati shkaktuar debat të ashpër para dy vitesh në Këshillin e Qytetit të Shkupit, periudhë kur kryetarja e qytetit, Danella Arsovska, i prishi marrëdhëniet me VMRO-DPMNE-në dhe nisi të akuzojë se ka kapur drejtorët e DPMNE-së me duart në mjaltë. Për këtë pat shkarkuar sekretarin e përgjithshëm Gjoko Velkovski dhe  drejtorin e “Ujësjellës Kanalizime” Zllatko Perinski, i cili tani është Ministër për Vetëqeverisje lokale.

Procedura e tenderit për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza përfundoi në vitin 2022. Impianti duhet të ndërtohet në afërsi të vendbanimit Trubarevë dhe ai do të mundësojë trajtimin primar dhe sekondar të ujërave të zeza të Shkupit. Objekti do të ketë kapacitet për të përmbushur nevojat e 540,000 banorëve. Uji i trajtuar do të përmirësojë cilësinë kimike dhe bakteriologjike të Vardarit. Impiante më të vogla për trajtimin e ujërave të zeza janë ndërtuar në Saraj për lumin Treska dhe në Novosellë për lumin Lepenec.

The post Një jashtëqitje skulpturë në Vardar – në shenjë proteste për ndërtimin e stacionit filtrues appeared first on Flaka, në çdo lajm... .