Një nga të arrestuarit për tentim sulmin terrorist në koncertet e Taylor Swift është shqiptar?

Tri koncerte të Taylor Swift në Vjenë të Austrisë të parapara të mbaheshin më datat 8, 9 dhe 10 gusht 2024, janë anuluar për shkak të dyshimit mbi planifikimin e një sulmi terrorist. Siç raportuan mediat austriake dhe më pas u konfirmuar edhe nga vet qeveritarët austriakë, dy persona islamistë u vunë nën arrest, pasi […] The post Një nga të arrestuarit për tentim sulmin terrorist në koncertet e Taylor Swift është shqiptar? appeared first on Ora24.tv.

Një nga të arrestuarit për tentim sulmin terrorist në koncertet e Taylor Swift është shqiptar?

Tri koncerte të Taylor Swift në Vjenë të Austrisë të parapara të mbaheshin më datat 8, 9 dhe 10 gusht 2024, janë anuluar për shkak të dyshimit mbi planifikimin e një sulmi terrorist.

Siç raportuan mediat austriake dhe më pas u konfirmuar edhe nga vet qeveritarët austriakë, dy persona islamistë u vunë nën arrest, pasi kishin planifikuar të bënin sulm në koncert.

“Me konfirmimin nga zyrtarët qeveritarë për një sulm të planifikuar terrorist në Stadiumin Ernst Happel, ne nuk kishim zgjidhje tjetër përpos që të anulonim tri koncertet e planifikuara”, njoftoi përmes Instagramit, Barracuda Music.

Në një operacion të madh policor, një zonë banimi në Ternitz në rrethin Neunkirchen u evakuua mëngjesin e së mërkurës, janë bërë gjithsej dy arrestime të të dyshuarve për terrorizëm islamik. Ata me sa duket po planifikonin sulme ndaj ngjarjeve të mëdha në Vjenë – me “fokus në koncertet e Taylor Swift”, siç njoftuan autoritetet herët në mbrëmje.

E teksa është bërë e ditur se njëri nga të arrestuarit është nga Maqedonia e Veriut, media austriake PULS 24 shkruan se nga burimet e tyre kanë mësuar se ai është shqiptar me origjinë.

Siç mësoi PULS 24, i dyshuari në Ternitz thuhet të jetë një i ri 19-vjeçar, familja e të cilit u shpërngul në Ternitz nga Vjena. “Familja, e cila ka nënshtetësi austriake, vjen nga Maqedonia e Veriut dhe ka rrënjë shqiptare”, thonë banorët.

Sipas informacioneve të PULS 24, i dyshuari thuhet se ka punuar në një laborator dhe me sa duket nga aty ka vjedhur kimikate që janë të përshtatshme për prodhimin e eksplozivëve . Kjo mund të ketë qenë arsyeja e evakuimit në shkallë të gjerë. U siguruan kimikatet e duhura.

 

The post Një nga të arrestuarit për tentim sulmin terrorist në koncertet e Taylor Swift është shqiptar? appeared first on Ora24.tv.