Nuk bëhet fjalë për presion politik ndaj Gjykatës Kushtetuese, thotë Murtezani për deklaratat e “Vlenit” për Ligjin për Gjuhët

Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani, i cili vjen nga radhët e koalicionit “Vlen”, konsideron se deklaratat e “Vlenit” se me iniciativën që duhet ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese për Ligjin The post Nuk bëhet fjalë për presion politik ndaj Gjykatës Kushtetuese, thotë Murtezani për deklaratat e “Vlenit” për Ligjin për Gjuhët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nuk bëhet fjalë për presion politik ndaj Gjykatës Kushtetuese, thotë Murtezani për deklaratat e “Vlenit” për Ligjin për Gjuhët

Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani, i cili vjen nga radhët e koalicionit “Vlen”, konsideron se deklaratat e “Vlenit” se me iniciativën që duhet ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese për Ligjin për Gjuhët dhe për Balancuesin do të hapet kutia e Pandorës, nuk paraqesin presion politik ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“Mendoj se nuk bëhet fjalë për presion politik. Si politikanë, gjithmonë që ndjejmë se ka indikacione, gjegjësisht rrezik nga destabilizime të caktuara apo  kërcënohen procese të caktuara vitale për shtetin, duhet të reagojmë m[ mënyrë përkatëse. Në të këtë rast, nuk mendoj se Gjykata Kushtetuese nuk mund të bëjë dallim mes iniciativave kushtetuese dhe ligjore, të them, nga iniciativat që kanë karakter sigurie dhe politik ose që janë lëndë e destabilizimi të caktuar”, deklaroi sonte Murtezani në televizionin Kanal 5.

Thotë se ka dy arsye pse konsideron se iniciativat e tilla do të ndikonin në destabilizimin e shtetit.

 “Në vitin 2019, ajo iniciativë u dorëzua nga e ana e Majta, e cila publikisht është deklaruar si parti antiperëndimore dhe të cilën shtetin dëshiron ta orientojë drejt një blloku tjetër të caktuar politik. Së dyti, në vitin 2019, kur është dorëzuar iniciativa, kryetar i Gjykatës Kushtetuese, është një deputet nga radhët e koalicionit të udhëhequr nga BDI-ja dhe deri më tani është mbajtur në sirtar që sot t’u shërbejë agjendave të tyre për destabilizim të mundshëm”, tha Murtezani.

The post Nuk bëhet fjalë për presion politik ndaj Gjykatës Kushtetuese, thotë Murtezani për deklaratat e “Vlenit” për Ligjin për Gjuhët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .