OBSH: Vaksinimi anti-Covid shpëtoi 2 milionë persona nga vdekja

Sipas një studimi të ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për Evropën, numri i vdekjeve nga Covid, aktualisht në 2.2 milionë, mund të kishte qenë 4 milionë nëse njerëzit nuk do të vaksinoheshin, shkruan il messaggero.it. Shumica e jetëve të shpëtuara janë mes njerëzve të moshës 60 vjeç e lart, grupi me rrezikun më të […] The post OBSH: Vaksinimi anti-Covid shpëtoi 2 milionë persona nga vdekja appeared first on Albinfo.

OBSH: Vaksinimi anti-Covid shpëtoi 2 milionë persona nga vdekja

Sipas një studimi të ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për Evropën, numri i vdekjeve nga Covid, aktualisht në 2.2 milionë, mund të kishte qenë 4 milionë nëse njerëzit nuk do të vaksinoheshin, shkruan il messaggero.it.

Shumica e jetëve të shpëtuara janë mes njerëzve të moshës 60 vjeç e lart, grupi me rrezikun më të lartë të sëmundjeve të rënda dhe vdekjes nga SARS-CoV-2.

“Rezultatet janë të qarta: vaksinimi kundër Covid shpëton jetë”, deklaroi autorja e studimit, Margaux Meslé, një eksperte nga OBSH për Evropën.

Studimi zbuloi se vaksinimi kundër Covid-19 shpëtoi jetën më shumë gjatë periudhës kur varianti Omicron ishte dominues, nga dhjetori 2021 deri në mars 2023.

Vende si Belgjika, Danimarka, Islanda, Irlanda, Izraeli, Holanda, Malta dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat zbatuan programet e hershme të vaksinimit, panë përfitimet më të mëdha për sa u përket jetëve të shpëtuara.

 

The post OBSH: Vaksinimi anti-Covid shpëtoi 2 milionë persona nga vdekja appeared first on Albinfo.