Ofensiva në Bregun Perëndimor/ Izraeli publikon pamjet: Kemi vrarë 14 terroristë

Ushtria izraelite publikoi të pamjet nga operacioni i gjerë i zhvilluar në Bregun Perëndimor. Forcat izraelite u zhvendosën me buldozerët në qytetin Jenin, në ditën e gjashtë radhazi të operacionit më vdekjeprurës të ushtrisë që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas. Bastisja – duke përfshirë shkatërrimin e infrastrukturës, sulmet ajrore dhe luftimet me armë – u [...]Read More...

Ofensiva në Bregun Perëndimor/ Izraeli publikon pamjet: Kemi vrarë 14 terroristë

Ushtria izraelite publikoi të pamjet nga operacioni i gjerë i zhvilluar në Bregun Perëndimor.

Forcat izraelite u zhvendosën me buldozerët në qytetin Jenin, në ditën e gjashtë radhazi të operacionit më vdekjeprurës të ushtrisë që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas. Bastisja – duke përfshirë shkatërrimin e infrastrukturës, sulmet ajrore dhe luftimet me armë – u fokusua në kampet urbane të refugjatëve në pjesën veriore të territorit palestinez.

Në deklaratën zyrtare, ushtria izraelite tha se deri më tani janë eliminuar 14 terroristë me shkëmbime zjarri dhe sulme ajrore, janë konfiskuar rreth 20 armë dhe janë kapur 25 terroristë. Izraeli e ka përshkruar operacionin e Bregut Perëndimor si një strategji për të parandaluar sulmet ndaj civilëve izraelitë.

Nga ana tjetër qytetarët izraelitë nuk janë të kënaqur me qeverisjen e Benjamin Netanjahu. Mijëra prtoestues u mblodhën jashtë shtëpisë private e kryeministrit në Jerusalemin, duke i bërë thirrje liderit izraelit që të arrijë sa më parë një marrëveshje armëpushimi me Hamasin për të sjellë pengjet në shtëpi.

“Duam marrëveshje tani.”, brohorisin protestuesit.

Turma ndezi një zjarr të vogël dhe disa protestues u përleshën me policinë përgjatë një barrikade të ngritur përpara ndërtesës së apartamenteve.

Protestuesit mbanin arkivole të improvizuara të mbështjellë me flamurin izraelit dhe përleshjet shpërthyen kur policia tentoi ti merrte me forcë.

Negociatat e armëpushimit janë zvarritur me muaj të tërë. Por dhuna u nxit pasi forcat izraelite gjetën trupat e pajetë të 6 pengjeve. Tre nga gjashtë pengjet e gjetura të vdekur – duke përfshirë një izraelito-amerikan – thuhet se ishin planifikuar të liroheshin në fazën e parë të një propozimi për armëpushim të diskutuar në korrik.

Ndërkohë përveç luftës së nxehtë në Gaza, Izraeli duhet të ketë vëmendjen edhe nga Deti i Kuq. Sulmet e dyshuara nga rebelët Houthi të Jemenit kishin në shënjestër dy anije të hënën.

/abcnews.al