Opozita dhe ekspertët: Të hapet Ura e Ibrit, por mos të mbyllet bashkëpunimi me aleatët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të premten (dje) ka pritur në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e zyrës së BE-së në Kosovë. Mesazhi i këtij takimi nga QUINT-i për Qeverinë ishte mos mbështetja e hapjes së Urës së Ibrit në këtë kohë. Ani pse ambasadorët e dhanë mesazhin e tyre, Qeveria ‘Kurti’ […]

Opozita dhe ekspertët: Të hapet Ura e Ibrit, por mos të mbyllet bashkëpunimi me aleatët
opozita-dhe-ekspertet:-te-hapet-ura-e-ibrit,-por-mos-te-mbyllet-bashkepunimi-me-aleatet

opozita-dhe-ekspertet:-te-hapet-ura-e-ibrit,-por-mos-te-mbyllet-bashkepunimi-me-aleatet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të premten (dje) ka pritur në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e zyrës së BE-së në Kosovë.

Mesazhi i këtij takimi nga QUINT-i për Qeverinë ishte mos mbështetja e hapjes së Urës së Ibrit në këtë kohë. Ani pse ambasadorët e dhanë mesazhin e tyre, Qeveria ‘Kurti’ doli me reagim duke thënë se Ura duhet të hapet.

Pas vizitës së shefave të QUINT-it në Kosovë, Qeverisë aktuale po i kërkohet të mos marrë hapa të njëanshëm dhe pa koordinim me aleatët.

Hoxha: Qeveria duhet të ketë kujdes, Ura e Ibrit mos të hapet njëanshëm

Ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, tha për Front Online se s’ka alternativë tjetër pos hapjes së Urës së Ibrit.

“Urat janë për bashkim dhe nuk ka alternativë tjetër pos hapjes së saj”, shprehet Hoxha.

Megjithatë, sipas tij, Qeveria duhet të ketë kujdes në hapat, siç thotë ai, të njëanshëm dhe nuk duhet të merren vemdime pa koordinim me aleatët.

“Duhet një seriozitet i shtuar se përveç specifikave në atë pjesë të vendit duhet të kenë parasysh edhe konfliktet regjionale dhe globale se Serbia është mjeshtër e shfrytëzimit të situatave tensionuese dhe pa dashje, me të drejtën tonë që të ngarkohemi me barrën e tensionimit dhe tani do të pasonin edhe masat tjera”, thotë Hoxha.

Arifi: Mos përkrahja e QUINT-it dëshmon dështimin e Kurtit për t’i bindur partnerët për efektin pozitiv të Urës së Ibrit

Ish-koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi, në një prononcim për Front Online ka folur lidhur me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

Arifi ka deklaruar se mos përkrahja e QUINT-it dëshmon dështimin e Kurtit për t’i bindur partnerët për efektin pozitiv të Urës.

“Ura është nën kompetencë direkte të Komandantit të KFOR-it. Qëndrimi i QUINT është rezultat i dështimit të Kurtit që të bind partnerët për efektin pozitiv që do të kishte hapja e urës në sigurinë e vendit”, theksoi Arifi.

Arifi thotë se kryeministri i Kosovës duhet ta heq nga agjenda elektorale këtë çështje.

Sipas tij, vendimi i njëanshëm të Qeverisë mund të ndikojnë në aspektin e sigurisë.

“Veprimet unilaterale të Qeverisë në këtë temë janë të ndejshme jo vetëm politikisht, por prekin edhe aspektin e sigurisë dhe mund të cenojnë autoritetin e prezencës ushtarake ndërkombëtare në Kosovë. I takon Kurtit që këtë çështje ta heq nga agjenda elektorale dhe të kërkoj mundësinë që me diplomaci të bashkërendoj aktivitetet në hapjen e Urës”, deklaroi Arifi.

Njohësi i sigurisë: Veprimet e pakoordinuara të Qeverisë mund të shkaktojnë jo siguri në Mitrovicë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi thotë se veprimet e Qeverisë mund të shkaktojnë jo siguri për pjesën e Mitrovicës lidhur me hapjen e Urës së Ibrit.

Ai tha se Kosova s’duhet ti jap Serbisë arsye që të ushtrojë aktivitete, të cilat destabilizojnë vendin.

“Institucionet duhet të kenë kujdes në veprimet e tyre të cilat mund të shkaktojnë pa siguri. Situata  e sigurisë është mjaft e brishtë dhe ekziston rreziku që Serbia të organizoj aktivitete të dhunshme, atëherë ne duhet të kemi kujdes të shtuar që mos të krijojmë arsyetimin e Serbisë për të përdorur Komunat me shumicë serbe për të ushtruar aktivitete, të cilat do ta destabilizonin jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin”.

Elezi tha se veprimet politike nuk duhet të merren në aspektin e sigurisë.

“Duhet të veprojmë krahas zhvillimeve e jo politikisht se nuk është politikë ajo që duhet të determinoj zhvillimin e sigurisë. Kurti duhet të koordinohet me faktorin ndërkombëtar dhe me institucionet tona të sigurisë për të parandaluar ndonjë tension të mundshëm”, përfundoi ai për Front Online.

Tema për hapjen e urës ishte diskutuar në takimin e para rreth dy javësh që Kryeministri Albin Kurti e kishte me ambasadorët e shteteve të QUINT’it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Në kuadër të informimit dhe koordinimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, temë trajtimi në këtë takim ishte gjithashtu rëndësia e bashkërendimit të veprimeve institucionale për hapjen e urës mbi lumin Ibër edhe për vetura, në mënyrë që të mundësohet liria e plotë e lëvizjes e cila i ndihmon qytetarët në të dy anët e urës, pa dallim, dhe në të njëjtën kohë i shërben zhvillimit të ekonomisë dhe tregut përmes lëvizjes më të lehtë të mallrave dhe kapitalit”, kishte njoftuar Zyra e Kryeministrit pas atij takimi.

Një ditë pas këtij takimi, Kryeministri Kurti kishte deklaruar se hapja e urës nuk është kundër askujt.

“Askush nuk mund të thotë që kjo nuk është një gjë e mirë dhe e drejtë, por ne dëshirojmë që edhe të zbatohet ligji, edhe të respektohet liria e lëvizjes, por edhe të kemi paqe e siguri për të gjithë”./FrontOnline/