Osmani e publikon agjendën, e bën me dije se i ka ftuar Kryetarët e partive për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve

Presidentja Vjosa Osmani do të mbajë sot në orën 14:00 takimin konsultativ me kryetarët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta në Kosovë, që do të mbahen vitin e ardhshëm. Takimi do të mbahet në sallën C301, ndërsa pas takimit ajo do të mbajë konferencë për media në hollin e Kabinetit […]

Osmani e publikon agjendën, e bën me dije se i ka ftuar Kryetarët e partive për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve
osmani-e-publikon-agjenden,-e-ben-me-dije-se-i-ka-ftuar-kryetaret-e-partive-per-t’u-konsultuar-per-daten-e-zgjedhjeve

osmani-e-publikon-agjenden,-e-ben-me-dije-se-i-ka-ftuar-kryetaret-e-partive-per-t’u-konsultuar-per-daten-e-zgjedhjeve

Presidentja Vjosa Osmani do të mbajë sot në orën 14:00 takimin konsultativ me kryetarët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta në Kosovë, që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Takimi do të mbahet në sallën C301, ndërsa pas takimit ajo do të mbajë konferencë për media në hollin e Kabinetit të Presidencës.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, në këtë takim, do të marrë pjesë Nënkrytari Glauk Konjufca, e jo kryetari Albin Kurti.

Osmani u ka dërguar letër liderëve të partive më 26 korrik.

“Përmes kësaj letre, po ju drejtohem lidhur me konsultimin e përbashkët për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Në pajtim me afatin e përcaktuar në nenin 66 (2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenein 5 (2) të Ligjit Nr. 08/L -228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (“Ligji”), zgjedhjet e rregullta për Kuvend, duhet të mbahen përgjatë periudhës 26 Janar-16 Shkurt 2025. Rrjedhimisht, në pajtim me përcaktimet e Kushtetutës dhe Ligjit, sot më 26 korrik, fillon zyrtarisht faza brenda së cilës mund të zhvillohen konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Në këtë drejtim, bazuar në kompetencat e mia kushtetuese për shpalljen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ftoheni në takim konsultativ më 31 korrik 2024, në orën 14:00, në Sallën S301, në Ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Osmanit.

Zgjedhjet e fundit nacionale janë mbajtur më 14 shkurt 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje doli e para me më shumë se 50 për qind të votave. Partia e dytë ishte PDK, e treta LDK, kurse e katërta AAK. Partia e Fatmir Limajt nuk kishte arritur ta kalonte pragun zgjedhor.

Vetëvendosje kishte fituar zgjedhjet në koalicion me Partinë “Guxo” e themeluar nga Vjosa Osmani, e cila tash është Presidente e Republikës.